Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Stagnon numri i personave me mbipeshë në SHBA, por problemet po shtohen

Në SHBA stagnon numri i obezëve ndërkohë që problemet shtohen

Në SHBA stagnon numri i obezëve ndërkohë që problemet shtohen

Numri i personave me mbipeshë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka stagnuar, por numri i personave që kanë mbipeshë të theksuar është rritur.

Statistikat e agjencisë qeveritare amerikane CDC kanë treguar se në mes të muajit gusht të vitit 2021 dhe gushtit të vitit 2023, norma e personave me mbipeshë ishte afërsisht 40.3 për qind. 

Në vitin 2020 norma e personave me mbipeshë ishte 41.9 për qind, shkruan New York Post.

Diferenca e përqindjes të stagnimit të normës është shumë e vogël për t’u konsideruar si ndryshim për epideminë e SHBA-së, po megjithatë shënon dallim nga vitet e kaluara.

Që nga viti 2011, raportet e CDC-së gjithnjë kanë treguar rritje të numrit të normës së mbipeshës tek të rritur në SHBA.

Edhe Rastet e reja të obezitetit po rriten më shpejt te të rinjtë, paralajmërojnë ekspertët Lifestyle Rastet e reja të obezitetit po rriten më shpejt te të rinjtë, paralajmërojnë ekspertët

Për më tepër, numri i personave me mbipeshë të theksuar vazhdon të rritet ani pse numri i përgjithshëm i atyre me mbipeshë po zbret. Sipas të dhënave, mosha mesatare e personave me mbipeshë nuk ka ndryshuar shumë ndër vite. 

Sipas raportit të CDC-së, nga vitet 2013-2014 deri në muajin gusht 2021 dhe gusht 2023, numri i atyre me mbipeshë të theksuar ka shënuar rritje nga 7.7 për qind në 9.9 për qind.

Individët që numrin e indeksit të masës trupore e kanë 30 apo më shumë, konsiderohen si persona me mbipeshë apo obezë. Individët që këtë numër e kanë 40 apo më shumë, konsiderohen si persona me mbipeshë të rëndë, apo me obezitet të rëndë.

“Prevalenca e mbipeshës tek burrat (6.7 për qind) ishte më e ulët se ajo e grave (12.1 për qind) në përgjithësi për të dy grupet. Tek burrat prevalenca ishte më e lartë tek ata të moshës 40 deri në 59 vjeç. Kurse tek gratë, prevalenca ishte më e lartë tek ato të moshës 20 deri në 39 vjeçe dhe 40 deri në 59 se sa tek ajo 60 vjeçe e më të vjetra”, thuhet ne raportin e CDC-së.

Edhe Nëse s’merren masa drastike, 220 milionë fëmijë mund të jenë obezë deri në vitin 2040 Lifestyle Nëse s’merren masa drastike, 220 milionë fëmijë mund të jenë obezë deri në vitin 2040

Një nga qëllimet më afatgjate të planit të CDC-së, “Healthy People 2030”, është t’u ndihmohet njerëzve që të konsumojnë ushqim më të shëndetshëm e të bëjnë aktivitet të mjaftueshëm fizik në mënyrë që të arrijnë dhe të mbajnë peshë më të shëndetshme trupore.

Plani “Healthy Poeple 2030” ka për qëllim uljen e normës së personave me mbipeshë, nën 38.6 për qind, deri në vitin 2030 dhe ka theksuar se problemi vetëm sa po bëhet më i madh.