Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Simptoma e “heshtur” e kancerit vdekjeprurës që mund ta ngatërroni me infeksion urinar

Shumë besojnë se i njohin simptomat e kancerit. Por disa simptoma të tij mund të ngatërrohen me ato të një infeksioni urinar.

Ju e dini gjendjen: një nevojë e vazhdueshme për të shkuar në banjë dhe një djegie e madhe gjatë urinimit.

Më shumë se gjysma e grave dhe rreth një e dhjeta e burrave, të paktën një herë në jetë do të përjetojnë një infeksion urinar.

Për këtë kjo shihet si një shqetësim jo i madh dhe nuk merret seriozisht.

Por shumë nga simptomat e kancerit të fshikëzës urinare janë të ngjashme me ato të infeksioneve urianre.

Edhe 6 simptoma të kancerit të zorrës së trashë që shumë njerëz i injorojnë Lifestyle 6 simptoma të kancerit të zorrës së trashë që shumë njerëz i injorojnë

Kanceri i fshikëzës urinare është një nga më të zakonshmit në Mbretërinë e Bashkuar, ku çdo vit me të diagnostikohen 20 mijë e 500 persona.

Ai është më i shpeshtë te personat e moshuar, ku shumica e rasteve të reja që janë diagnostikuar, janë pacientë të moshës mbi 60-vjeç.

Për shkak se simptomat mund të jenë mjaft të paqarta, rreth një e katërta e të gjitha rasteve diagnostikohen në një fazë të vonë, veçanërisht te gratë.

Sipas të dhënave si pasojë e kësaj sëmundjeje vdesin rreth gjysma e të prekurve.

E kur bëhet fjalë për kancerin, zbulimi i hershëm rrit shanset për të mbijetuar.

Njësoj është edhe me kancerin e fshikëzës së urinës.

Edhe Çfarë duhet të bëni nëse papritur nuk mund të urinoni Lifestyle Çfarë duhet të bëni nëse papritur nuk mund të urinoni

Në fakt ka shumë pak trajtime për këtë lloj të kancerit në fazat kur ai avancon.

Megjithëkëtë, sëmundja ka një normë mbijetese prej 80% në rastet kur zbulohet herët.

Prandaj është e nevojshme që njerëzit t’i njohin simptomat në mënyrë që ta zbulojnë sëmundjen në fazat e para.

Sipas të dhënave gjaku në urinë, është një simptomë e zakonshme e kancerit të fshikëzës së urinës, siç është edhe e infeksionit urinar.

Simptomat e tjera të zakonshme përfshinë edhe dhimbjet e kockave, dhimbjet e barkut, vështirësitë në frymëmarrje, zverdhjen e lëkurës ose e të bardhëve të syve.

Ndërsa simptomat më pak të zakonshme të kancerit të fshikëzës urinare përfshijnë: nevojën për të urinuar shpesh, nxitjen e papritur për të urinuar e ndjenjën e djegies gjatë urinimit.

Edhe Bakteri i zakonshëm që po shkakton miliona raste të kancerit të lukthit Lifestyle Bakteri i zakonshëm që po shkakton miliona raste të kancerit të lukthit

Nëse ke gjak në urinë duhet ta vizitosh mjekun menjëherë.

Të kesh gjak në urinë nuk do të thotë që ke patjetër kancer të fshikëzës së urinës, pasi që kjo është edhe simptomë e shpesht e infeksioneve të traktit urinar, infeksioneve të veshkave e gurëve në veshkë. / The Sun