Lifestyle

Një simptomë që shfaqet natën por që injorohet, mund të jetë shenjë për një sëmundje të rëndë

Foto: Getty Images

Djersitja e tepërt gjatë natës mund të jetë simptomë e sëmundjeve të ndryshme, por në raste të veçanta, ajo mund të tregojë një sëmundje malinje, veçanërisht nëse ndodh papritur dhe pa ndonjë arsye të dukshme.

Mjekët shpjegojnë se në rast të kancerit, trupi mund të reagojë duke u përpjekur ta rregullojë temperaturën, sidomos nëse janë prezentë ndryshimet hormonale që stimulojnë djersitjen.

Sigurisht se nëse ushtroni para gjumit, pini alkool, pije të ngrohta ose temperatura e dhomës është e lartë, djersitja është normale. Por, nëse vëreni se djersitja është shfaqur pa asnjë arsye natën, duhet t’i kushtoni vëmendje, shkroi Index. 

Simptomat më të zakonshme të kancerit që nuk duhet t’i injoroni

Kanceri mund të zhvillohet pa shfaqur simptoma, por është e rëndësishme të dini çfarë është normale për trupin tuaj. Nëse vëreni ndryshime që nuk largohen ose përkeqësohen, vizitoni mjekun.

Sipas ekspertëve, simptomat e mëposhtme mund të japin indikacione për kancer dhe është e rëndësishme të vizitoni mjekun.

  • Djersitje të tepërta gjatë natës

  • Plogështia që nuk largohet

  • Gjakderdhje e pashpjegueshme ose mavijosje

  • Dhimbje e re pa ndonjë shkak

  • Humbje e peshës pa mbajtur dietë

  • Gungë ose ënjtje në trup

  • Ndryshime në nishane (madhësia, ngjyra, forma)

  • Një plagë që nuk shërohet

  • Kollitje e gjatë, ngjirje ose ndryshim në zë

  • Gjak me pështymë

  • Vështirësi në përbirje

  • Vështirësi në frymëmarrje

  • Ndryshime në gjinj

  • Fryrje që nuk përfundon

  • Humbje e apetitit

  • Ndryshime në jashtëqitje

  • Gjak në jashtëqitje

  • Gjakderdhje vagjinale e papritur (midis menstruacioneve, pas marrëdhënieve seksuale, apo menopauzës)

  • Gjak në urinë

  • Vështirësi në urinim