Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Si të pastrohen veshkat nga kripa e tepërt

Veshkat shëndeti

Veshkat janë përgjegjëse për pastrimin e trupit nga toksinat dhe shëndeti i tyre është i rëndësishëm për mbarëvajtjen e të gjitha organeve.

Ato duhen pastruar rregullisht nga toksinat dhe kripa e tepërt për të garantuar një shëndet të mirë.

Kujdes me kripën

Ushqimet e kripura rrisin tensionin e gjakut dhe shkaktojnë një dëm të madh në veshka. Ekspertët këshillojnë kufizimin e përdorimit të kripës në ushqime dhe ngrënien e sa më shumë frutave dhe perimeve.

Kujdes me ilaçet

Edhe Pastrimi i veshkave nga kripa e tepërt në katër hapa Lifestyle Pastrimi i veshkave nga kripa e tepërt në katër hapa

Shumë ilaçe shoqërohen me efekte anësore që manifestohen tek veshkat. Ekspertët këshillojnë përdorimin e kufizuar të medikamenteve që merren pa recetën e mjekut. Mos e teproni me përdorimin e barnave kundër dhimbjeve siç është ibuprofeni. Barna të tilla që konsumohen pa fre shkaktojnë një dëm të rëndë në veshka.

Pini shumë ujë

Dehidratimi, sidomos ai afatgjatë, pengon ndjeshëm funksionin e veshkave. Ekspertët këshillojnë që të pini ujë jo vetëm sa herë keni etje por minimalisht 8 gota ujë në ditë. Nivelet e rrezikshme të dehidratimit dallohen tek ngjyra e urinës e cila tregon se sa më e errët të jetë, aq më të dehidratuar jeni.

Ushqimet më të mira për veshkat

Edhe Tetë ushqime që mbajnë veshkat të shëndetshme Lifestyle Tetë ushqime që mbajnë veshkat të shëndetshme

Ushqimet janë shumë të rëndësishme për shëndetin e veshkave. Ekspertët thonë se një regjim i shëndetshëm dhe i ekuilibruar është një aspekt i rëndësishëm i shëndetit të veshkave. Shalqiri është një frutë i rëndësishëm për shëndetin e veshkave. Ai është i pasur me ujë dhe ndihmon në eliminimin e toksinave nëpërmjet urinës.

Frutat e pyllit në veçanti boronicat e kuqe janë të domosdoshme për pastrimin e veshkave nga toksinat. Farat e kungullit përmbajnë shumë antioksidantë të cilat përmirësojnë funksionin e veshkave. Ato duhen konsumuar rregullisht por jo në sasi të mëdha. E fundit por jo nga rëndësia, një regjim i shëndetshëm ushqimor është thelbësor për parandalimin e tensionit të lartë të gjakut dhe diabetit, dy sëmundje që nxisin përkeqësimin e veshkave. /AgroWeb