Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Ushqimet që duhet shmangur për të mos u dëmtuar veshkat

Veshka

Veshkat luajnë një rol thelbësor në detoksifikimin e trupit. Ato janë gjithë kohës në punë, madje luajnë rol edhe në tensionin e gjakut.

Cilësia e regjimit ushqimor ndikon fort në punën e veshkave.

Disa ushqime janë të dëmshme për veshkat, madje nxisin shumë sëmundje.

Mishi i kuq

Mishi i kuq përmban shumë proteina, të cilat janë të dobishme për muskujt por sfiduese për veshkat.

Edhe 13 ushqimet që i ndihmojnë veshkat Lifestyle 13 ushqimet që i ndihmojnë veshkat

Mishi i kuq është gjithashtu i pasur në yndyra të ngopura.

Veshkat kanë nevojë për pak yndyra, por një sasi e lartë e tyre dëmton veshkat dhe rrit masën e mbetjeve acidike në trup.

Alkooli

Alkooli është toksinë që duhet filtruar nga veshkat.

Nëse e teproni me alkoolin, funksioni i veshkave tuaja do të ndryshojë dhe ato nuk do të jenë në gjendje të filtrojnë mirë gjakun.

Alkooli e dehidraton organizmin dhe veshkat funksionojnë më mirë në një organizëm të hidratuar.

Kripa

Sasitë e tepërta të kripës i detyrojnë veshkat të ruajnë më shumë depozita uji për tretjen e saj.

Kjo gjë nxit rritjen e tensionit të gjakut dhe dëmton aftësitë filtruese të veshkave.

Për të përmirësuar këto aftësi, ekspertët rekomandojnë të konsumoni më shumë ushqime të pasura me kalium.

Kafeina

Kafeina përshpejton qarkullimin e gjakut dhe rrit tensionin e tij.

Ajo ndikon në aftësitë e veshkave për përthithjen e ujit dhe nxit dehidratimin.

Ekspertët rekomandojnë pirjen e dy deri në tre pijeve me kafeinë në ditë.

Edhe 10 ushqime që duhet anashkaluar ata që vuajnë nga sëmundjet e veshkave Lifestyle 10 ushqime që duhet anashkaluar ata që vuajnë nga sëmundjet e veshkave

Pijet energjike dhe të gazuara

Këto lëngje nuk kanë asnjë vlerë shëndetësore.

Ato janë të pasura me kafeinë, sheqerna dhe ngjyrues të rrezikshëm.

Nivelet e larta të sheqerit në gjak dëmtojnë veshkat dhe aftësinë e tyre filtruese.

Ëmbëltuesit artificialë

Këto substanca që gjenden tek pijet e gazuara që trumbetohen sikur kanë pak kalori janë të dëmshme për veshkat.

Pirja e dy prej tyre në ditë do të dëmtojë eventualisht funksionin e veshkave.

Produktet e bulmetit

Këto produkte janë të pasura me kalcium dhe proteinë, por nuk duhet ta teproni me konsumin e tyre.

Kalciumi i tepërt mund të nxisë formimin e gurëve në veshka.

Barra e rëndë e punës së veshkave mund të çojë mbetjet në organizëm në nivele të rrezikshme.

Ushqimet jo organike

Ushqimet jo organike që janë të pasura me pesticide nxisin shfaqjen e sëmundjeve kronike të veshkave.

Nivelet e larta të pesticideve në trup shkaktojnë një dëm të lartë oksidues të veshkave.

Edhe Shëndeti i veshkave, çka duhet të keni parasysh Lifestyle Shëndeti i veshkave, çka duhet të keni parasysh

Shëndeti i veshkave nuk kërkon sakrifica të mëdha.

Ju mund të mos hiqni dorë nga kafeja e mëngjesit apo bifteku në drekë. /Agroweb