Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Pse duhet kafja për njerëzit që vuajnë nga veshkat

Veshkat

Foto-Ilustrim

Një raport i ri mbi kafenë, te i cili bazohet AgroWeb.org, konfirmon se konsumi ditor i kafesë përmirëson ndjeshëm shëndetin e veshkave.

Pas shumë studimesh të ndryshme kërkimore u arrit në përfundimin se konsumimi i rregullt i kafes ndihmon në shëndetin e mirë të veshkave.

Studiuesit përmblodhën të gjithë rezultatet e studimeve në një raport të vetëm, sipas të cilit konsumi i kafes parandalon dhe ul ndjeshëm rrezikun nga sëmundjet e veshkave dhe në disa raste stopon progresin e tyre.

Sipas raportit, norma e konsumit të kafeve në ditë për personat që vuajnë nga veshkat nuk mund të kalojë 2 apo 3 kafe në ditë.

Megjithatë, të gjithë personat me problemet me veshkat nuk duhet të harrojnë kujdesin që duhet të tregojnë sidomos me reduktimin e pirjes së alkoolit, regjimin ushqimor, konsumin e ujit si dhe ushtrimet fizike.

Edhe Sasia e kafes që mund të pini çdo ditë pa rrezikuar shëndetin Lifestyle Sasia e kafes që mund të pini çdo ditë pa rrezikuar shëndetin

Në krahasim me njerëzit që konsumojnë pak kafe, ata që pijnë shumë nga ky simulant janë 25 për qind më pak të rrezikuar nga vdekja e parakohshme.

Gjetjet e studimit u publikuan në revistën Nephrology Dialysis Transplantation.

Sipas të dhënave, pirja e kafesë përfaqëson një alternativë të thjeshtë, mirëbërëse dhe të lirë për shëndetin.

Kjo mund të ndodhë sepse kafeja përmirëson funksionin e enëve të gjakut nëpërmjet oksidit nitrik, një substancë që konsiderohet kyçe për shëndetin e arterieve.

Kafja ofron shumë përfitime të tjera.

Sëmundjet e zemrës

Deri pak kohë parë, mendohej se personat që vuanin nga sëmundjet e zemrës nuk duhet të konsumonin kafen, pasi i përkeqësonte gjendjen.
Por në studime serioze mjekësore të viteve të fundit të konsultuara nga AgroWeb.org, rezulton se personat që pinin deri në 3 filxhanë me kafe në ditë, parandalonin krijimin e kalcifikimit të enëve të gjakut.

Ishemia

Edhe Edhe pesë filxhanë kafe në ditë mund të ulin rrezikun për sëmundje të mëlçisë Lifestyle Edhe pesë filxhanë kafe në ditë mund të ulin rrezikun për sëmundje të mëlçisë

Ky komplikim ndodh kur një pjesë e trurit nuk arrin të furnizohet me gjak dhe konsumimi i sasisë me kafe apo çaj ul mundësitë që kjo të ndodhë.

Të dhënat tregojnë se kafja ul inflamacionin dhe kontrollon nivelin e sheqerit në gjak.

Diabeti

Kafja ka lidhje me uljen e rrezikshmërisë së shfaqjes së kësaj sëmundje.

Kafja përmban disa antioksidantë që e mbajnë nivelin e sheqerit në trup në ekuilibër dhe të qëndrueshëm.

Më e mira është që ajo të konsumohet pa ëmbëlsues.

Mëlçia

Edhe Si ndikon kafeja te mëlçia Lifestyle Si ndikon kafeja te mëlçia

Ky është një tjetër organ që përfiton nga konsumimi i një filxhani me kafe.

Nëse pini 3 filxhanë në ditë,  ju ulni rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve të mëlçisë si cirroza apo dhe rasteve të tjera të rënda./AgroWeb.org