Sezoni i festivaleve ka nisur dhe grimi neon është një nga trendet më të mëdha të bukurisë këtë vit. Ngjyrat e forta në sy, buzët e errëta dhe shkëlqimi “holografik” janë shumë të preferuara, por ekspertët paralajmërojnë se disa produkte të lira të blera online mund të përmbajnë përbërës të dëmshëm për lëkurën, ka shkruar BBC.
Ja disa këshilla për një pamje spektakolare dhe të sigurt.
Sy me grim me ngjyra të forta

Për t’i bërë ngjyrat të duken më intensive, grimieri Dominic Skinner sugjeron të vendosni fillimisht një laps të bardhë në lëkurë dhe më pas hijen e ndritshme të syve sipër. Kjo ndihmon që ngjyrat të dalin më shumë në pah dhe të zgjasin gjatë gjithë natës.
Por duhet kujdes me produktet e dyshimta. Disa përbërës të ndaluar mund të shkaktojnë irritim, skuqje dhe alergji.
Edhe
Hormonet e shtatzënisë rrisin ndjeshmërinë e lëkurës ndaj diellit, thonë eskpertët
Skinner këshillon të shmangen produktet që shkruajnë se janë “jo për përdorim kozmetik”, edhe nëse pretendojnë se janë të sigurta për lëkurën. Gjithashtu duhet pasur kujdes me produktet shumë të lira ose nga shitës të panjohur.
Shkëlqim dhe gurë dekorativë

Grimi me xixa e shkëlqim, kristale dhe zbukurime në fytyrë është shumë në modë. Ekspertët sugjerojnë përdorimin e gurëve dekorativë, pasi janë më të mëdhenj, bien më shumë në sy dhe mund të hiqen e të përdoren përsëri.
Megjithatë mos përdorni xixa artizanale për punime dore në fytyrë, shmangni vendosjen e shkëlqimit shumë afër syve, sepse mund të shkaktojë dëmtime në sy dhe zgjidhni produkte ekologjike dhe ngjitës të sigurt për lëkurën.
Buzë me ngjyra të errëta dhe dramatike

Buzët me ngjyra të forta, sidomos nuancat e të kuqes së errët, janë një tjetër trend i madh. Një buzëkuq i lëngshëm mund të jetë zgjedhje më e mirë sepse qëndron më gjatë.
Një këshillë praktike është që të vendosni fillimisht ngjyrën e buzëve dhe më pas konturimin me laps, për një rezultat më natyral.
Mos ndani kurrë buzëkuqin apo shkëlqyesin me persona të tjerë, pasi mund të përhapni infeksione si herpesi.
Edhe
“Tulla” nuanca trendi e grimit për sezonin festiv
Mos harroni kremin kundër diellit

Para grimit, përdorni gjithmonë krem mbrojtës me faktor të lartë, të paktën SPF 30. Lëreni të përthithet mirë para se të vendosni produktet e tjera.
Ekspertët rekomandojnë kremra kundër diellit që rezistojnë ndaj djersës dhe këshillojnë ta riaplikoni mbrojtjen çdo dy orë. Mos harroni të aplikoni krem mbrojtës edhe ne vijën e ndarjes së flokëve.
Një kapele e madhe mund të jetë gjithashtu një mbrojtje shtesë gjatë ekspozimit të gjatë në diell.
Stilim i flokëve për festival, që zgjatë gjithë natën

Aksesorët si shallet, kapelat e kapëset dekorative mund ta ndryshojnë shumë pamjen.
Nëse përdorni ngjyrë ose sprej për ndryshimin e ngjyrës së flokëve, bëni më parë një test alergjie, vendosni pak produkt pas veshit ose në krah dhe prisni 24-48 orë për të parë nëse ka reagim.
Edhe
Cila është e vërteta për kremin kundër diellit
Në fund, grimieri Skinner kujton se shpesh nuk është e nevojshme të blini shumë produkte të reja.
“Mjafton të mendoni në mënyrë kreative për mënyrën si t’i përdorni produktet që tashmë i keni”, ka thënë ai.