Një zbulim i ri shkencor mund të ofrojë një kurë për tullacët, ka shkruar të martën “Lad Bible”.
Statistikat tregojnë se afërsisht 85 për qind e meshkujve do të preken nga rënia e flokëve në një moment të jetës së tyre, ndërsa për gratë vlerësohet se rreth 40 për qind do të përjetojnë humbje të dukshme të flokëve.
Derisa disa njerëz e pranojnë pamjen e tyre, shumë kërkojnë ta korrigjojnë atë gjatë kohës kur shkencëtarët vazhdojnë të kërkojnë kurë.
Një zgjidhje mund të mos jetë shumë larg në të ardhmen pas zbulimit të fundit nga studiuesit në Universitetin e Kalifornisë, Riverside, se një kimikat i vetëm është shkaku kryesor për ndarjen dhe vdekjen e qelizave të folikulit të flokëve.
Shpresa është se kjo mund të kthehet në mënyrë që të trajtohet tullaci.
Edhe
Disa mënyra që u ndihmojnë burrave të parandalojnë rënien e flokëve
“Hulumtimi ynë i ri na ofron më shumë për të kuptuar sjelljen e qelizave staminale, në mënyrë që të mund ta kontrollojmë atë”, ka thënë biologu matematikor i këtij universiteti, Qixuan Wang.
Studimi i detajuar në një artikull publikuar në Biophysical Journal, përshkruan se si ekipi vendosi të përqendrohet në gjëndrat e flokëve pasi ato janë organi i vetëm te njerëzit që rigjenerohet automatikisht dhe rregullisht.
Ajo që është zbuluar është se një lloj proteine e quajtur TGF-beta kontrollon se si qelizat në folikulat, duke përfshirë qelizat burimore, ndahen dhe formojnë të reja ose vdesin.
"TGF-beta ka dy role të kundërta. Ndihmon në aktivizimin e disa qelizave të folikulit të flokëve për të prodhuar jetë të re, dhe më vonë, ndihmon në orkestrimin e apoptozës, procesit të vdekjes së qelizave”, shtoi Wang.
Edhe
Shkencëtarët zbulojnë sheqerin që rrit flokët te tullacët
Siç ndodh shpesh me kimikatet në trup, rezultati përcaktohet nga sa prodhohet TGF-beta.
Nëse mund të gjendet një mënyrë për të kontrolluar me saktësi nivelet e proteinave, kjo mund të çojë në një trajtim efektiv për gjendjen që prek shumë njerëz në mbarë globin.