Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Shkencëtarët mund të kenë zbuluar pse thinjen flokët

Foto: iStock

Shkencëtarët besojnë se kanë zbuluar mekanizmin pse flokët thinjen, që mund të ndihmojë zhvillimin e trajtimit për të ndryshuar qelizat në mënyrë që të ndalojë procesin.

Një studim i ri sugjeron se qelizat staminale mund të ngecin me rritjen e moshës dhe të humbasin aftësinë për ta ruajtur ngjyrën e flokëve.

Disa qeliza burimore - të cilat janë në gjendje të zhvillohen në shumë lloje të ndryshme qelizash - kanë një aftësi unike për tranzicion në pjesët që funksionojnë për rritje. Këto qeliza humbasin aftësinë për të lëvizur me kalimin e moshës, duke rezultuar në thinja.

Hulumtimi u fokusua në qelizat në lëkurën e minjve dhe u gjet gjithashtu tek njerëzit, të quajtura qeliza staminale melanocite, ose McSCs, shkroi Guardian. 

Shkencëtarët kanë thënë se nëse gjetjet e tyre dalin të vërteta për njerëzit, ata mund të hapin një rrugë potenciale për të parandaluar thinjat.

Edhe Gjithçka rreth rënies së flokëve, përfshirë çka duhet të ndërmerret Lifestyle Gjithçka rreth rënies së flokëve, përfshirë çka duhet të ndërmerret

Studiuesit gjetën se gjatë rritjes normale të flokëve, qelizat vazhdimisht rrotullohen mes ndarjeve të folikulit të flokëve. Brenda këtyre ndarjeve McSCs-të janë të ekspozuara ndaj sinjaleve që ndikojnë në pjekuri.

Sipas gjetjeve, ndërsa flokët plaken, bien, dhe më pas rriten në mënyrë të përsëritur, një numër i McSCs-ve ngecin në ndarjen e qelizave burimore dhe mbesin aty.