Burrat kanë më tepër gjasa që të bëhen tullac nëse gishtat e tyre të unazës janë më të gjatë sesa gishtat tregues, kanë zbuluar shkencëtarët, raporton “The Sun”.
Ata mendojnë se gjatësia e gishtave në dorën e djathtë, tregon për gjasat për t’u bërë tullacë te meshkujt.
Ekspertët mendojnë se nëse gishti i unazës është më i madh se gishti tregues, atëherë është shenjë e nivelit të lartë të testostereonit te meshkujt, që mund të zvogëlojë folikulat e flokëve.
Në studim janë matur duart e 240 burrave të moshave mbi 37 vjet që janë diagnostikuar me alopeci androgjenike.
Hulumtuesi kryesor doktori Ching-Ying Wu, nga Univesiteri Mjekësor i Kaohsiungut në Tajvan, ka thënë se gjasat janë më të mëdha të bien flokët nëse gishtin e unazës në dorë të djathtë e ke më të madh se gishtin tregues.
Edhe
Disa mënyra që u ndihmojnë burrave të parandalojnë rënien e flokëve
Një gisht më i madh i unazës mund të jetë po ashtu shenjë ndaj ekspozimit të lartë të testostereonit në mitër, thonë ekspertët.
Niveli i hormonit të përthithur para lindjes mund të ketë po ashtu ndikim në shëndetin e zemrës, në gjasat për autizëm si dhe zhvillimin e folikulave të flokëve.