Më 8 mars shënohet Dita Botërore e Veshkës, me ç’rast Shoqata e Nefrologëve të Kosovës do të organizojë një varg manifestimesh.
Pasi këtë vit dita botërore e veshkës korrespondon me ditën e gruas, manifestimet do të kenë për qëllim ruajtjen e shëndetit te femrat dhe zbulimin e hershëm të sëmundjeve të veshkave.
Në orën 10:00 në sheshin “Nëna Terezë” aktivistët e shoqatës do të shpërndajnë fletëpalosje me shumë udhëzime se si t'i mbrojmë veshkat dhe si t’i zbulojmë sa më herët sëmundjet e veshkave.
Po ashtu, do të ofrohet matja e sheqerit dhe matja e tensionit të gjakut për qytetarët, si dhe është përgatitur një test diturie për qytetarët në mënyrë që të dihet njohuria e përgjithshme lidhur me veshkat
-
Dita Botërore e Lirisë së Shtypit
-
Shkencëtarët zbulojnë pse personat me sëmundje të veshkave kanë probleme edhe me zemër
-
Dy ushqimet më të mira për shëndetin e veshkave
-
Rreziku për gurët në veshka rritet gjatë valëve të të nxehtit
-
IKSHPK-ja apel për kujdes gjatë temperaturave të larta: Pini ujë dhe shmangni dehidratimin