Lifestyle

Shenja e pazakontë mund të tregojë se keni probleme dëgjimi

Zakonisht kur mjekët dyshojnë për probleme dëgjimi, ata së pari kontrollojnë veshët tuaj. Por një shenjë e pazakontë mund të zbulojë nëse keni probleme me dëgjimin përpara se të vizitoni mjekun.

Problemi me zbulimin e kësaj gjendjeje është se testet në vesh zakonisht nuk zbulojnë humbjen e dëgjimit deri në vite pasi të ndodhë. Por studiuesit kanadezë thonë se mund të kenë gjetur një mënyrë më të mirë, atë që mund të zbulojë problemet e dëgjimit shumë më herët.

Neurologu Bjorn Hermann nga Universiteti i Torontos identifikoi një fenomen të pazakontë që ai e lidhi me dëgjimin e dëmtuar. Bëhet fjalë për zakonin e vëzhgimit të njerëzve ndërsa duam të dëgjojmë se çfarë thonë ata. Sa më shumë të përpiqemi të dëgjojmë dikë, aq më me vëmendje do ta shikojmë. Studimet e mëparshme kanë treguar se njerëzit që fokusohen nuk i lëvizin shumë sytë.

Hulumtimi i ri, i publikuar në Journal of Neuroscience, sugjeron se e vëzhgimi pa lëvizur sytë teksa flet dikush, mund të tregojë se keni probleme me dëgjimin.

"Kërkimet tregojnë se ky zakon i lëvizjes së syve dhe përpjekjet për të dëgjuar ndodhin tek të rriturit dhe kjo është popullata për të cilën qasja jonë e re mund të jetë më e dobishme”, ka thënë neurologu.

Studimi përfshiu 23 të rritur që e konsideronin dëgjimin e tyre të shëndetshëm. Ata dëgjuan podcaste me vëllime të ndryshme e me zhurma të ndryshme në sfond.

Teksa dëgjonin tingujt, studiuesit vëzhguan lëvizjet e syve të tyre. Studiuesit zbuluan se lëvizjet e syve shkuan poshtë për personat që u identifikuan se mund të kishin probleme dëgjimi.

Neurologu Bjorn ka thënë se përqendrimi kur dëgjon diçka nuk do të thotë gjithmonë humbje dëgjimi, por mund të jetë një shenjë se dikush po lufton me humbje graduale të dëgjimit.