Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

SHBA-ja fillon testimet për antitrupa

Ky është testimi i parë i një numri të antitrupave për ta luftuar pandeminë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nëse testimi kryhet me sukses, Regeneron shpreson ta bëjë njoftimin deri në vjeshtë. Testimi klinik filloi të mërkurën, Regeneron ka thënë se antitrupat do të testohet në katër grupe të veçanta studimi, njerëzit që janë shtruar në spital me Covid-19, personat që kanë simptoma për sëmundjen, por nuk janë shtruar në spital, njerëzit që janë të shëndetshëm, por kanë një rrezik të lartë për t'u sëmurë dhe njerëz të shëndetshëm që kanë rënë në kontakt të ngushtë me një person të infektuar me koronavirus.

Antitrupa unikë

"Ne kemi krijuar antitrupa unikë antiviralë me potencial për të parandaluar dhe për të trajtuar infeksionin, një masë paraprake kritike në mes të një pandemie globale në vazhdim", ka thënë dr. George Yancopoulos, bashkëthemeluesi, presidenti dhe zyrtari kryesor shkencor në Regeneron, për një deklaratë për shtyp. "Në fund të fundit, bota ka nevojë për zgjidhje të shumta, dhe industria inovative e biofarmës po punon kolektivisht për të ndihmuar sa më shumë njerëz që të jetë e mundur, me një shumëllojshmëri të qasjeve plotësuese", ka thënë ai.

Antitrupat janë proteina që trupi i krijon natyrshëm për të mbrojtur trupin nga një kërcënim si pandemia Covid-19. Për të bërë atë që quhet antitrupat monoklonalë për një koktej antitrupash, shkencëtarët marrin një antitrup përmes mijëra antitrupave për të kuptuar se cilat luftojnë në mënyrë më efektive koronavirusin. Në këtë rast shkencëtarët nga Regeneron zgjodhën dy antitrupa, i shkallëzuan dhe i futën në një ilaç që shpresuan se mund të përdoret për të trajtuar simptoma ose edhe si mbrojtje për komunitetet e cenueshme, siç janë të moshuarit ose punonjësit e kujdesit shëndetësor. Pjesa e parë e testimit do të kontrollojë për të parë nëse terapia e antitrupave është e sigurt për t'u përdorur te njerëzit e tjerë.

Shkencëtarët gjithashtu do të duan nëse kjo po funksionon. Një trajtim i antitrupave nuk është një vaksinë dhe nuk siguron mbrojtje të përhershme. Por ky lloj imunizimi pasiv funksionon menjëherë, dhe potencialisht mund të jetë gati përpara se të dalë vaksina kundër koronavirusit. “Regeneron” nuk është kompania e parë që ka marrë një terapi antitrupash për testim te njerëzit. Eli Lilly dhe AbCellera filluan të testojnë trajtimin e antitrupave te njerëzit më datën 1 qershor. Ky testim përdor një antitrup të vetëm në terapinë e tij.

Eli Lilly ka filluar gjithashtu një provë të dytë klinike në Kinë të një trajtimi tjetër të vetëm antitrupash që krijoi me kompaninë kineze Junshi Biosciences. Eli Lilly ka thënë se ata do të testojnë kombinime të antitrupave në të ardhmen. Ka një pjesë të vogël të kompanive të tjera që punojnë në terapi shtesë antitrupash.