Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Sa herë në javë duhet larë flokët

Larja e flokëve një herë në javë mund të mos jetë një ide e mirë, edhe kur ekziston ndjesia se floku është i pastër.

Debati rreth asaj se sa rregullisht duhet të lahen flokët është i hershëm. Teksa disa ekspertë thonë se larja e flokëve një herë në javë është mirë për aq kohë sa përdoret shampo i mirë dhe flokët i përgjigjen mirë asaj frekuence, ka një anë tjetër të argumentit. Nëse flokët janë jashtëzakonisht të thatë dhe nuk lahen shpesh, floku mund të humbasë lagështinë e tij natyrale me kalimin e moshës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Siç ka thënë për “The Vogue” stilistja Rosi Fernandez, drejtoreshë e salonit të famshëm në botë “Ananda Ferdit”, nuk është e këshillueshme të shkohet për më shumë se një javë pa larë flokët, pasi “folikulat bllokohen dhe nuk oksigjenohen”.

Stilistja e Kardashianëve, Jen Atkin, ka thënë në një intervistë me “Allure” se mund të shkonte deri në katër ose pesë ditë pa u larë. “Por edhe pse flokët mund të duken të pastër, ndotja e ajrit i ka ndotur tashmë pa e kuptuar ju”, ka shpjeguar Fernandez.

Sipas Fernandezit, kur flokët lahen më pak se dy herë në javë, folikulat bllokohen dhe kjo mund të shkaktojë sërë problemesh: tharje të lëkurës së kokës, kruajtje, ndjeshmëri, zbokth, e madje edhe rënie të flokëve. Këto grimca të vogla, të cilat janë të padukshme për syrin, pengojnë që flokët të oksigjenohen mirë.

Prandaj është e këshillueshme që flokët të lahen më shpesh, madje kjo vlen edhe për flokët e trashë e të thatë.

Përgatiti: Vita Abrashi-Kajtazi