Ilaçet GLP-1 si Ozempic, Wegovy, Mounjaro dhe Zepbound, fillimisht të krijuara për diabetin, janë bërë shumë të njohura dhe përdoren gjerësisht për humbje të shpejtë në peshë.
Në rrjetet sociale dhe përmes telemjekësisë, ato po reklamohen si “zgjidhje e shpejtë”, por pas kësaj fshihet një realitet më kompleks dhe i rrezikshëm, ka shkruar The Conservateur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëto ilaçe u zhvilluan për të kontrolluar sheqerin në gjak dhe oreksin.
Kur kërkesa u rrit shumë, në treg hynë edhe versione të përgatitura në farmaci (të quajtura “compounded”), të cilat shpesh janë më të lira, por jo të njëjta me barnat origjinale.
Versionet e përgatitura nuk janë të miratuara nga Administrata Amerikane për Ushqim dhe Barna, (FDA), që do të thotë se nuk kalojnë të njëjtin kontroll sigurie si ilaçet zyrtare.
Kjo ka krijuar shqetësime për cilësinë, dozimin dhe sigurinë e tyre.
Autoritetet amerikane kanë lëshuar paralajmërime ndaj kompanive që i reklamojnë këto produkte si të njëjta me ilaçet origjinale.
Një pjesë e përbërësve farmaceutikë dyshohet se vjen nga fabrika të huaja, përfshirë Kinën, disa prej të cilave nuk janë plotësisht të regjistruara ose të kontrolluara sipas standardeve amerikane.
Ekspertët paralajmërojnë se përdorimi pa kontroll mjekësor mund të sjellë efekte anësore si të përziera dhe probleme me tretjen, humbje të masës muskulore, çrregullime hormonale, probleme me tëmthin si dhe rënie flokësh dhe mungesë vlerash ushqyese.
Ilaçet GLP-1 të miratuara mund të ndihmojnë pacientët me diabet dhe obezitet, por përdorimi i tyre për dobësim e estetikë, sidomos përmes produkteve të paaprovuara, bart rreziqe serioze.
Ekspertët theksojnë se problemi nuk është vetëm mjekësor, por edhe shoqëror: presioni për “trup perfekt” po shtyn shumë njerëz drejt përdorimit të ilaçeve pa informacion të plotë dhe pa siguri të mjaftueshme.
GLP-1 mund të jenë të dobishme në mjekësi, por përdorimi i pakontrolluar për dobësim kërkon shumë kujdes dhe transparencë më të madhe.