Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Recetat ideale për festat e fundvitit

Festat e fundvitit sjellin hare dhe atmosferë në shtëpitë e kujtdo dhe ajo çka i bashkon të gjithë në një tryezë janë kujtimet e mira, bisedat e ngrohta e ku nuk mungon asnjëherë shija.

Të gatuash për festa kërkon kohë dhe mund të jetë e lodhshme, por kjo shpërblehet kur të gjithë e dashurojnë atë që keni gatuar.

Ajo që e bën më të lehtë përgatitjen e ushqimeve është ndjekja e recetave me përpikëri, në këtë mënyrë nuk do gaboni asnjëherë.

5 recetat ideale për festa, të cilat do mbushin tavolinën dhe do t’ju kënaqin.

Shtrimi i tryezës

Edhe Recetat e Vitit të Ri Recetat e Lindës Recetat e Vitit të Ri

Gjithçka nis me një tavolinë të shtruar bukur, e cila do të bëjë gjithçka të duket më tërheqëse. Lexoni hapat që duhet të ndiqni këtu.

Image

Antipasta

Antipastat konsiderohen si prezantimi i parë me tryezën dhe mikpritjen. Këtu luan një rol shumë të rëndësishëm fantazia, me të cilën mund të eksperimentoni sa të dëshironi.

Image

Djathë i bardhë i pjekur në furrë

Një tjetër specialitet që nuk duhet të mungojë si antipastë në tryezën tuaj është Djathi i Bardhë i Furrës me vaj ulliri e spec djegës. Zbuloni mënyrën e përgatitjes këtu.

Image

Qofte krokante me patate

Disa qofte krokante të ngrohta e të shijshme nuk bëjnë dëm. Përkundrazi, të gjithë do të lëpijnë gishtat me këtë pjatë. Ndiqni recetën e përgatitjes së tyre këtu.

Edhe Pesë ushqime që ia vlen t’i keni gjithmonë në kuzhinë nëse doni të humbni peshë Lifestyle Pesë ushqime që ia vlen t’i keni gjithmonë në kuzhinë nëse doni të humbni peshë
Image

Sallata

E çfarë është darka e festave të fundvitit pa një sallatë shumëngjyrëshe dhe të freskët? Lakra e kuqe e kombinuar me portokallin së bashku me pak limon e kripë, padyshim që ofron larmishmëri. Ndiqini hapat e thjeshtë këtu.

Image

Rosto me mish viçi

Një ndër gatimet tradicionale të këtyre festave është rosto e mishit të viçit, e cila kërkon mjeshtëri në përgatitje. Ndiqni me kujdes recetën këtu dhe shijojeni me patjetër këtë fund vit.

Image

Përshesh me gjel deti

Kurora si pjata më e mirë e festave i takon përsheshit me gjel deti. Aroma, përbërësit dhe shija që kjo pjatë sjell të ngroh shpirtin.

Edhe Djathërat më të shëndetshme që duhet të jenë pjesë e tryezës festive Lifestyle Djathërat më të shëndetshme që duhet të jenë pjesë e tryezës festive
Image

Ëmbëlsira

E fundit por jo nga rëndësia është ëmbëlsira e cila do përmbyllë darkën e shumëpritur të vitit. Ju mund të përgatisni kadaif ose bakllava./ agroweb

Image