Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Recetat e Lindës

Recetat e Vitit të Ri

Sallata e Vitit të Ri

100 gramë leblebi e zier

1 panxhar i pjekur

1 pako rukollë

100gr kungull (vidim i pjekur)

Edhe “Ilaçi” pas ushqimit të vitit të ri Lifestyle 6 muaj më parë “Ilaçi” pas ushqimit të vitit të ri

Salca:

2 lugë vaj ulliri

2 lugë uthull molle bio

1 lugë mustardë

Kripë/piper

1. Shtrihet rukolla në enë.

2. Në enë tjetër shtojmë, panxharin e prerë në kubëza bashkë vidimin dhe leblebinë.

3. Në enë tjetër shtojmë të gjithë përbërësit e salcës, dhe i përziejmë.

4. Këtë masë ia shtojmë, panxharit, kungullit dhe leblebisë…e hedhim sipër rukollës.

5. Në fund shtojmë djathin dhe farat e kungullit.

Image

Mish i pjekur

1 kg mish frikanto

Vaj ulliri

Kripë/piper

1 gjethe dafine

2 thelpinj hudhër.

1. Fërgohet mishi me vaj ulliri, kripë dhe piper.

2. Në enë të ngrohur mirë, e skuqim në të gjitha anët.

3. Shtojmë 50ml verë të bardhë, 50ml ujë, hudhrën dhe gjethen e dafinës.

4. Mbulojmë enën me kapak, dhe piqet ne 200 gradë për 30 min, pastaj ulim temperaturën në 120 gradë edhe për dy orë të tjera.

5. Mishin e pjekur e lemë të ftohet, pastaj e presim në pjesë të holla.

Edhe Pesë lëndët ushqyese që i duhen më shumë trupit pas moshës 60-vjeçare Lifestyle 1 d. më parë Pesë lëndët ushqyese që i duhen më shumë trupit pas moshës 60-vjeçare

6. Në një enë tjetër shtojmë 2 luge gjalpë dhe 1 lugë miell, e skuqim pak dhe ia shtojmë lëngun që e ka liruar mishi, derisa ta merr formën e salcës.

7. Salcën e fituar ia hedhim sipër mishit te prerë.

8. Sipër i hedhim pak kokrra piper të kuq.

Image
Image

Ëmbëlsirë e shpejtë e vitit të ri

2 rende biskota (Ladyfingers)

Kremi:

500 ml qumësht

2 të verdha të vezës

100 gr sheqer

1 sheqer vanilje

40 gr nisheste

30 gr kakao

20 gr gjalpë

Lëvoren e një portokalli

Shegë për dekor

1. Biskotat i presim të rrafshëta duke ia larguar 2 cm.

2. vëmë 400ml qumësht mbi zjarr.

3. Në enën tjetër shtojmë të verdhat e vezës, nishesten, kakaon, qumështin e mbetur dhe sheqerin, i përziejmë mirë.

4. Pak para pikës së vlimit ia shtojmë masën nga të verdhat e vezës, i përziejmë mirë e mirë.

5. Pasi kremi ta merr formën, largojmë enën nga zjarri dhe ia shtojmë gjalpin.

6. Biskotat e mbetura ia hedhim kremit dhe e mbushim mesin.

Edhe Lëngu që dietologët rekomandojnë të pini para gjumit për të fjetur më mirë Lifestyle 2 j. më parë Lëngu që dietologët rekomandojnë të pini para gjumit për të fjetur më mirë

7. Sipër ia hedhim shegën.

Image