Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Pse disa njerëz shërohen më ngadalë nga COVID-19?

Për pjesën dërrmuese të njerëzve, COVID-19 është sëmundje e lehtë, por disa të tjerë përballen për muaj të tërë me simptoma që përfshijnë lodhjen e stërzgjatur, dhimbjet e vazhdueshme dhe vështirësitë në frymëmarrje.

Gjendja e njohur si “COVIDI i gjatë” është duke pasur efekt dobësues në jetët e njerëzve dhe lodhjet e vazhdueshme në mesin e një pjese të të shëruarve, qoftë edhe pas një ecjeje të shkurtër, tashmë janë bërë të zakonshme.

Deri më tani, përqendrimi gjatë pandemisë ka qenë te shpëtimi i jetëve, por tashmë po bëhet përherë më evident fakti se njerëzit janë duke u ballafaquar me pasoja afatgjata të infeksionit me koronavirusin e ri.

Megjithëkëtë, edhe pyetjet më themelore – pse njerëzit kanë COVID të gjatë apo nëse të gjithë do të shërohen plotësisht – janë të mbushura me një petk pasigurie.

Çka është “COVIDI i gjatë”?

Edhe Pse disa njerëzve u duhet kohë e gjatë për t’u shëruar nga COVID-19 Lifestyle Pse disa njerëzve u duhet kohë e gjatë për t’u shëruar nga COVID-19

Nuk ekziston ndonjë definicion mjekësor apo listë të simptomave të ndara nga të gjithë pacientët – dy njerëz me “COVID të gjatë” mund të kenë përvoja krejtësisht të ndryshme.

Sido që të jetë, tipari më i zakonshëm është lodhja plogështuese.

Simptomat e tjera janë vështirësia në frymëmarrje, kollitja që nuk hiqet fare, dhimbjet e kyçeve, dhimbjet e muskujve, problemet me shikim dhe dëgjim, dhimbjet e kokës, humbja e shqisës së të nuhaturit dhe të shijuarit, si dhe dëmtimet në zemër, mushkëri, veshka dhe zorrë.

Janë raportuar edhe problemet mendore, që përfshijnë depresionin, ankthin dhe vështirësitë për të menduar kthjellët. Të gjitha këto mund të ndikojnë në rrënimin e tërësishëm të cilësisë së jetës.

“Lodhja që kam pasur ka qenë krejtësisht ndryshe nga çfarë kam përjetuar më herët”, ka thënë një i sëmurë, Jade Gray-Christie.

COVIDI i gjatë nuk do të thotë vetëm që njerëzve iu duhet shumë kohë për t’u shëruar nga qëndrimi në kujdesin intensiv. Edhe njerëzit me infektim relativisht të lehtë mund të kenë probleme të rënda shëndetësore dhe që zgjasin goxha.

“Nuk kemi kurrfarë dyshimi se COVIDI ekziston”, ka thënë për BBC-në profesori David Strain, nga Universiteti i Exeterit, i cili është duke i kontrolluar pacientët me COVID të gjatë në klinikën e tij “Chronic Fatigue Syndrome”.

Edhe Simptomat e gjata pas COVID-it janë unike, zgjasin më shumë se ato të gripit e pneumonisë Lifestyle Simptomat e gjata pas COVID-it janë unike, zgjasin më shumë se ato të gripit e pneumonisë

Sa njerëz po preken?

Një studim i kryer me 143 persona në spitalin më të madh të Romës, i publikuar në revistën shkencore “Journal of the American Medical Association”, ka përcjellë pacientët, pasi që ata ishin lëshuar nga spitali. Të dhënat kanë treguar se 87 për qind e tyre kishin pasur të paktën një simptomë të sëmundjes rreth dy muaj më pas dhe më shumë se gjysma ishin ndier ende të lodhur.