Përdorimi i pilulave për gjumë më të lehtë dhe më të gjatë mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të demencës.
Ekipi hulumtues nga Universiteti i Kalifornisë-San Francisko ka shtuar se si lloji ashtu edhe sasia e mjekimit mund të luajnë rol në shpjegimin e rrezikut më të lartë, shkroi Studyfinds.
Autorët e studimit kanë analizuar afërsisht 3000 të moshuar pa demencë, të cilët jetojnë jashtë shtëpive të pleqve. Mesatarja e pjesëmarrësve ishte 74 vjeç.
Gjatë rrjedhës së studimit, 20 për qind pjesëmarrësve zhvilluan demencë.
Pjesëmarrësit që merrnin medikamente gjumi shfaqën një rrezik 79 për qind më të lartë për të zhvilluar demencë në krahasim me ata që nuk përdornin pilula gjumi.
Artikuj të ngjashëm
-
Tri zakone të shëndetshme në moshën e mesme mund ta vonojnë demencën deri në 13 vjet
-
Tri gjëra që duhet t’u kushtoni vëmendje ndërsa plakeni
-
Gabimi i vogël para gjumit që mund t’ju bëjë të shtoni peshë
-
Suplementi kundër dhimbjes së nyjave mund ta nxisë përparimin e Alzheimerit
-
Njerëzit nuk janë aq të pafuqishëm ndaj demencës sa mendohet