Përderisa shëndeti i zorrëve ka rëndësi të madhe për sistemin imunitar, ka disa mënyrë për tu kujdesur për të. Dietologët këshillojnë njerëzit që të pinë qumësht me turmerik para gjumit në mënyrë që zorrët të qëndrojnë të shëndetshme, ka shkruar “EatingWell”.
Zorrët luajnë rol të rëndësishëm edhe kur bëhet fjalë për disponimin e mirë, menaxhimin e peshës trupore, funksionin e trurit si dhe tretjen.
Të shëndetshme për zorrët konsiderohen ushqimet që përmbajnë shumë fibra si frutat dhe perimet, por edhe ushqimet e pasura me probiotik.
“Qumështi me turmerik është një ndër mënyrat e preferuara për mua që të kujdesem për shëndetin e zorrëve pas një dite me ushqim të bollshëm. Kur shërbehet i ngrohtë, është përzierje e mirë në mes në mes të turmerikut, xhenxhefilit, kanellës dhe qumështit pa përmbajtje të lartë të yndyrës”, ka thënë dietologia Kara Hochreiter.
Një gotë qumësht i ngrohtë me turmerik, po konsiderohet si pije qetësuese, si për disponimin ashtu edhe për zorrët.
Kjo rrënjë përmban shumë vlera ushqyese dhe veti anti-iflamatore që mbështesin stomakun.
Studime kanë treguar se kurkuma, substancë që gjendet në rrënjën e turmerikut, mund ta mbrojë organizmin nga sëmundjet auto-imune si dhe sëmundjet e zorrës së irrituar.
Përveç turmerikut, në gotën me qumësht para gjumit, mund të shtohen dhe erëza të tjera si kanella, xhenxhefili dhe piperi i zi. Ky piper nxitë organizmin që të përthith më shumë kurkumën.
Rrënja e xhenxhefilit, prej kohësh është përdorur si ilaç për ta larguar mundimin, të vjellat si dhe për ta përmirësuar tretjen.
Hochreiter ka cekur se kjo erëz ndihmon ushqimin që ta kalojë më shpejt në traktin tretës.
Ndërkohë që nevojiten më shumë studime rreth kësaj çështjeje, shumë hulumtime që janë bërë kanë treguar se xhenxhefili ndihmon zorrët pasi përmban substanca që mund të ndihmojnë në prodhimin e enzimave tretëse.
Kur bëhet fjalë për shëndetin e zorrëve Hochreiter rekomandon që njerëzit të bëhen më selektiv në zgjedhjen e pijeve te duhura.
Ajo ka thënë se duhet zgjedhur pije që nuk përmbajnë sheqer të shtuar e ëmbëltues artificial.
“Kur ta keni të mundur, ju sugjeroj që të shikoni pije që kanë përmbajtje minimale të sheqerit e ëmbëltuesve artificial, pasi që këta përbërës mund të pengojnë mikrobiomën e zorrëve e të shkaktojnë simptoma si fyerja e stomakut. Në vend të këtyre pijeve ju sugjeroj të zgjidhni diçka natyrale, përbërësit e të cilëve mund ti identifikoni vet”, ka thënë dietologia.
Tutje ajo ka thënë se edhe pijet pa përmbajtje të kafeinës janë të mira për zorrët, si uji, qumështi apo çajet natyrale.
Hochreiter ka sugjeruar pije që përmbajnë probitok si kefiri apo jogurti, pasi ndihmojnë mikrobiomën, pasi këto pije përmbajnë edhe proteina e kalium.