Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Parandalimi dhe menaxhimi i diabetit

Diabeti i tipit 2 është një sëmundje që nuk kursen askënd. Statistikat botërore tregojnë se një në dy veta të grupmoshës nga 40 deri në 49 vjeç diagnostikohet me fazën e paradiabetit.

Në 70 për qind të rasteve këta njerëz diagnostikohen më pas me diabet të tipit 2.

Shanset që një fëmijë që preket nga diabeti janë 1 në 7, nëse prindi diagnostikohet me këtë sëmundje përpara moshës 50-vjeçare.

90 për qind e njerëzve të diagnostikuar me diabet të tipit 2 janë mbipeshë ose obezë. Niveli botëror i obezitetit është trefishuar që nga viti 1975.

Ushqyerja e shëndetshme dhe aktiviteti fizik janë dy shtyllat kryesore të shëndetit të mirë dhe jetëgjatësisë.

Edhe Çfarë mund të bëni për ta parandaluar diabetin Lifestyle Çfarë mund të bëni për ta parandaluar diabetin

Heqja dorë nga një regjim ushqimor i keq është hapi më i rëndësishëm që një njeri mund të ndërmarrë.

Një regjim i tillë nënkupton heqjen e ushqimeve industriale të pasura me sheqer, miell dhe ushqime të tjera të dëmshme.

Regjimet e shëndetshme nuk janë të komplikuara dhe nuk kushtojnë shumë.

Ju duhet të hiqni dorë nga ushqimet industriale të pasura me sheqer dhe karbohidrate të përpunuara, sepse ato rrisin nivelet e sheqerit në gjak dhe të insulinës. Këtu përfshihen edhe lëngjet e frutave, patatet e skuqura, ushqimet e paketuara, salcat e gatshme, buka e bardhë, alkooli etj.

Konsumoni më shumë fruta dhe perime.

Edhe Ushqimet që ndikojnë në uljen e rrezikut të diabetit Lifestyle Ushqimet që ndikojnë në uljen e rrezikut të diabetit

Ekspertët rekomandojnë që aktiviteti fizik nuk duhet anashkaluar kurrsesi.

Të gjitha këto ndihmojnë në përshpejtimin e metabolizmit.