Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Çfarë mund të bëni për ta parandaluar diabetin

Diabeti i tipit 2 është një sëmundje që nuk kursen askënd. Statistikat botërore tregojnë se një në dy vetë të grupmoshës nga 40 deri në 49 vjeç diagnostikohet me fazën e para-diabetit.

Në 70 për qind të rasteve, këta njerëz diagnostikohen më pas me diabet të tipit 2.

Shanset që një fëmijë që preket nga diabeti janë 1 në 7 nëse prindi diagnostikohet me këtë sëmundje përpara moshës 50 vjeçare.

90 për qind e njerëzve të diagnostikuar me diabet të tipit 2 janë mbipeshë ose obezë. Niveli botëror i obezitetit është trefishuar që nga viti 1975.

Çelësi i parandalimit të diabetit dhe shëndetit të mirë

Edhe Parandalimi dhe menaxhimi i diabetit Lifestyle Parandalimi dhe menaxhimi i diabetit

Ushqyerja e shëndetshme dhe aktiviteti fizik janë dy shtyllat kryesore të shëndetit të mirë dhe jetëgjatësisë. Të dyja ndihmojnë jo vetëm në parandalimin e diabetit, por për shumë më tepër.

Heqja dorë nga një regjim ushqimor i keq është hapi më i rëndësishëm që një njeri mund të ndërmarrë.

Një regjim i tillë nënkupton heqjen e ushqimeve industriale të pasura me sheqer, miell dhe ushqime të tjera të dëmshme.

Regjimet e shëndetshme nuk janë të komplikuara dhe nuk kushtojnë shumë.

Hiqni dorë nga sheqeri

Ushqimet industriale të pasura me sheqer dhe karbohidrate të përpunuara rrisin nivelet e sheqerit në gjak dhe të insulinës. Këtu përfshihen edhe lëngjet e frutave, patatet e skuqura, ushqimet e paketuara, salcat e gatshme, buka e bardhë, alkooli etj.

Fruta dhe perime

Edhe Ushqimet që ndikojnë në uljen e rrezikut të diabetit Lifestyle Ushqimet që ndikojnë në uljen e rrezikut të diabetit

Përveç heqjes dorë nga ushqimet e shpejta, njeriu duhet të hajë më shumë perime si barishte, lakër, lulelakër, brokoli, speca, kërpudha e të tjerë. Për më tepër, nuk duhet të anashkaloni arrorët, avokadot dhe peshqit e freskët.

Aktiviteti fizik

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, një jetë pasive nxit rezistencën ndaj insulinës.

Ekspertët shpjegojnë se aktiviteti fizik luan një rol domethënës në parandalimin e diabetit ë tipit 2.

Aktiviteti fizik duhet të jetë i vazhdueshëm dhe pa ndërprerje që të ndihmojë për shëndetin.

Përshpejtimi i tretjes

Edhe Simptomat e heshtura të diabetit Lifestyle Simptomat e heshtura të diabetit

Një nga mënyrat për të përshpejtuar metabolizmin është të konsumoni sasi jo të mëdha ushqimi në vakt.

Supat përshpejtojnë metabolizmin dhe djegin yndyrnat. Konsumi i tyre pengon shfrenimin me ushqyerjen, thonë ekspertët. Lexoni këtu për ushqimet që ndihmojnë tretjen./AgroWeb