Panelet solare transparente të krijuara së fundi po konsiderohen si e ardhmja e dritareve.
Faqja e Instagramit “Wealth” ka shkruar se disa panele solare transparente, cilat janë krijuar në Llozanë të Zvicrës, arrijnë që dritën ta shndërrojnë në energji.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo teknologji funksionin duke vendosur në panele të xhamit kripë organike, e cila mbledh rrezet ultravjollcë dhe ato infra të kuqe. Kur kombinohen ato krijojnë një dritë të re që lëshon një shkëlqim delikat. Kjo energji kapet nga qelizat fotovoltaike të vendosura në perimetrin e xhamit dhe krijon energji.
Për më shumë kjo po shihet si një mundësi e mirë edhe për të kursyer ekonomikisht, sepse kosto e tyre është më e ulët kur krahasohet me çmimin që ka energjia elektrike.
Këto panele janë në dispozicion në ngjyra të ndryshme, prandaj edhe po konsiderohen si shumë të përshtatshme, pasi mund të transformojnë ndërtesat si dhe automjetet në struktura që mund të gjenerojnë energjinë.
Revista prestigjioze “Forbes” pati raportuar se panelet solare transparente po konsiderohen si e ardhmja e dritareve.
Këto panele po vlerësohen si shumë të mira, pasi që nuk e ndotin ambientin.
Tani që autoritet globale janë fokusuar kah ngrohja globale, panelet solare transparente që absorbojnë energjinë nga dielli, po konsiderohen si një ndër zgjidhjet e këtij problemi.
VIDEO: