Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Opera po rikthehet falë muzikës moderne

Rosalia

Rosalia

Foto: Associated Press

Opera po përjeton një rikthim të papritur në kulturën pop, dhe këtë herë nuk po ndodh vetëm në skenat klasike, por edhe në muzikën moderne, modë dhe rrjetet sociale.

Artistë të njohur si Rosalía, Beyoncé dhe Raye po i japin një jetë të re këtij zhanri, duke e përfshirë në muzikën e tyre dhe duke e bërë më të afërt për publikun e ri.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Që në fëmijëri, Rosalía është rritur me muzikë opere, duke dëgjuar zëra legjendarë si Maria Callas dhe Luciano Pavarotti.

“Gjyshja ime do të kishte dashur që unë të bëhesha këngëtare opere… dhe kjo ka mbetur me mua”, ka treguar ajo në një intervistë për NPR.

Albumi i saj i fundit, i realizuar me London Symphony Orchestra, reflekton qartë këtë ndikim, duke sjellë elemente klasike në një kontekst modern, ka shkruar prestigjiozja Elle.

Por Rosalía nuk është e vetmja.

Rolling Stone e DesigneScene patën shkruar se edhe artistë të tjerë si FKA Twigs, motra e Beyonces, Solange, apo Billie Eilish kanë rrënjë në trajnim klasik ose kanë eksperimentuar me elemente operistike në muzikën e tyre.

Shqiptarja me famë botërore, Bebe Rexha, në emisionin e këngëtares Jennifer Hudson pati treguar se fillimisht ajo dëshironte të këndonte operë para se të bëhej e famshme.

Sipas ekspertëve, kjo nuk është rastësi.

Opera ka qenë gjithmonë e lidhur me muzikën pop.

“Muzika pop ka marrë frymëzim nga opera më shumë sesa mendojmë. Në fakt, në shekullin XIX, opera ishte muzika pop e kohës”, ka thënë një përfaqësuese e Metropolitan Opera.

Përveç muzikës, edhe moda po luan një rol të rëndësishëm në këtë rikthim.

Në rrjete sociale si Instagram dhe TikTok, trendi “opera girl” po bëhet gjithnjë e më i popullarizuar.

Ky stil përfshin:

-fustane të vjetra elegante apo “vintage”

-ngjyra të thella dhe materiale luksoze

-estetikë dramatike dhe teatrale

Sipas të dhënave nga Pinterest, kërkimet për “opera aesthetic” janë rritur ndjeshëm për vitin 2026, me rritje të mëdha për ide veshjesh dhe stilimesh të frymëzuara nga opera.

Kjo famë online po reflektohet edhe në jetën reale.

Në Metropolitan Opera në New York, mosha mesatare e publikut ka rënë ndjeshëm, nga 57 në 44 vjeç, duke treguar se gjithnjë e më shumë të rinj po e zbulojnë këtë art.

Shfaqjet klasike si “La Bohème”, “Carmen” dhe “The Magic Flute” po tërheqin një brez të ri spektatorësh, që jo vetëm shkojnë për muzikën, por edhe për përvojën estetike dhe sociale.

“‘Vajza e operës’” nuk është vetëm një stil veshjeje, por një mënyrë jetese.

Sipas drejtoreshës së shtypit në New York Metrolopitan Opera House, Jen Luzzo, “vajza e operës” frymëzohet nga bota dramatike e operës.

Kjo vajzë nuk ka frikë të bëjë zgjedhje të guximshme në modë dhe të krijojë një moment të veçantë.

Edhe yjet e rinj të muzikës po e mbajnë këtë frymë gjallë.

Artiste si Olivia Rodrigo dhe Sabrina Carpenter e konsiderojnë ndikimin e operës si pjesë të zhvillimit të tyre artistik.

Ndërkohë përfaqësues nga Operah House në Sydney të Australisë kanë reaguar ndaj deklaratave virale të aktorit Timothée Chalamey.

“Nuk dua të punoj në balet apo opera… ku duhet ta mbash gjallë diçka që askujt nuk i intereson më”, pati thënë ai.

Përveç  Opera House të Sydneyt edhe kompani kryesore të arteve skenike në Australi u bashkuan në një reagimi global, kryesisht të matur, ndaj komenteve të Chalamet, sipas të cilit “askujt nuk i intereson” opera dhe baleti.

Këto deklarata u konsideruan gjerësisht si një “gabim”, ndërsa institucionet artistike zgjodhën të përgjigjen jo me kritika të ashpra, por duke theksuar sallat e mbushura plot dhe interesin e gjallë të publikut, si kundërpërgjigje ndaj pretendimit të tij.