Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Nëse teshtima ndalet mund të shqyhet tubi i frymëmarrjes

Pasi një person rreth të 30-ve ka ndalur teshtimën, i është shqyer tubi i frymëmarrjes, raporton “The Guardian”.

Duke luftuar për të frenuar një teshtimë duke mbyllur hundën dhe duke mbyllur gojën në të njëjtën kohë, burri papritur ndjeu dhimbje në qafë. I alarmuar, ai u drejtua për në njësinë e emergjencës në Dundee.

Mjekët në spitalin “Ninewells” u shtangën kur dëgjuan një tingull të krisur pasi i prekën qafën dhe zbuluan se ai nuk kishte kontroll mbi lëvizjen e qafës. Skanimet e CT-së zbuluan se burrit i ishte shqyer tubi i frymëmarrjes.

Rasti i këtij personi është pjesë e raportit që u publikua në revistën mjekësore BMJ Case Reports.
Doktori Rasads Misirovs, autori kryesor i raportit, i ka thënë “The Guardian” të enjten, se ai dhe kolegët e tij fillimisht ishin habitur nga shkaku i gjendjes së njeriut.

"Pacienti që u paraqit në spital me qafë papritur të ënjtur pasi kishte ndaluar teshtimën ishte mjaft befasues për ne. Askush nga ne nuk kishte hasur një prezantim të tillë përpara, përveç vrimave në tubat e frymëmarrjes pas dëmtimeve apo komplikimeve të operacioneve”, ka deklaruar doktori.

Pas këtyre ngjarjeve doktorët po paralajmërojnë njerëzit që të teshtijnë në mënyrë normale dhe të mos e mbajnë brenda.

Rastet më serioze të shqyerjes së tubit të frymëmarrjes mund të ndërpresin frymëmarrjen dhe si pasojë duhet t’i nënshtrohen operacionit urgjent.
Burri u trajtua me ilaçe kundër dhimbjes, u shtrua në spital dhe u mbajt nën vëzhgim nga afër për 48 orë. Brenda pesë javësh, vrima në fytin e tij ishte shëruar.

Edhe Burrit në Skoci iu shkaktua vrimë në fyt pasi e “ndali teshtimën” Kuriozitet Burrit në Skoci iu shkaktua vrimë në fyt pasi e “ndali teshtimën”

Sipas doktorit Misirovs ky rast mund të kishte qenë shumë më keq. Nëse goja dhe hunda janë të dyja të mbyllura gjatë një teshtimë, presioni në rrugët e sipërme të frymëmarrjes mund të rritet deri në 20 herë.

"Skenari më i keq mund të jetë një trake e shqyer që rezulton me fatalitet pas ndalimit të frymëmarrjes apo edhe një gjakderdhje në tru. Pra, çfarë duhet të mësojnë njerëzit nga ky episod? Këshilla ime është që të teshtinë lirshëm, pasi është mekanizmi mbrojtës natyror i trupit për të dëbuar irritimet nga kanalet e hundës,” ka thënë Misirovs.

“Ne duhet të mbulojmë butësisht fytyrën ose me dorën tonë ose anën e brendshme të bërrylit për të parandaluar që viruset, së bashku me pështymën dhe mukozën, të arrijnë tek të tjerët rreth nesh”, ka këshilluar doktori.