Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Mungesa e vitaminës D rrit rrezikun nga koronavirusi, sipas një studimi amerikan

Foto: Reuters

Nivelet e ulëta të vitaminës D e rrisin rrezikun për koronavirus, sipas një studimi në SHBA.

Hulumtuesit në Universitetin e Chicagos kanë gjetur se ata që kishin mungesë të vitaminës D, kishin dyfish më shumë gjasa të testoheshin pozitivë në COVID-19, krahasuar me ata që kishin nivele të mjaftueshme.

“Rrezikshmëria relative e testimit pozitiv në COVID-19 ishte 1.77 herë më e madhe te pacientët me mungesë të vitaminës D, krahasuar me ata me nivele të mjaftueshme, dallim ky i konsiderueshëm në aspektin statistikor”, kanë deklaruar autorët.