Ministria e Shëndetësisë e ka cilësuar duhanin si “armë të shkatërrimit në masë”, në Ditën Botërore Kundër Duhanit.
Të hënën është Dita Botërore Kundër Duhanit, ndërsa Komuna e Prizrenit ka paralajmëruar se do të organizojë inspektime.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE MSH-ja thotë se “duhani është armë e shkatërrimit në masë”.
“Përdorimi i duhanit është shkaku kryesor i vdekjeve të parandalueshme në mbarë botë. Duhani vret rreth 8 milionë njerëz në nivel global çdo vit, afërsisht në çdo 6.5 sekonda një person vdes për shkak të sëmundjeve të lidhura me pirjen e duhanit. Ky numër, bazuar në trendin aktual të duhanpirjes, pritet të dyfishohet gjatë 20 vjetëve të ardhshme. Duhani është i vetmi produkt që vret 50% të përdoruesve të tij! Është vlerësuar se në qoftë se nuk ka një veprim serioz, deri në 1 miliard njerëz mund të vdesin nga përdorimi i duhanit në shekullin e 21. Duhani është “Armë e shkatërrimit në masë”!” – thuhet nga MSH-ja.