Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Mineralet ideale për gjumë të mirë

Gjumi

Pamjaftueshmëria e mineraleve është provuar të jetë një faktor i rëndësishëm në shfaqjen e pagjumësisë.

Më poshtë do të gjeni një listë me produktet më të mira, të pasura me mineralet që ju duhen për një gjumë të qetë.

Hekuri

Hekuri  ndihmon në transportin e oksigjenit në të gjithë trupin.

Mungesa e tij shkakton kontraktime të pavullnetshme të këmbëve, të cilat e zgjojnë njeriun gjatë natës.

Edhe Zgjidhjet më të mira natyrale kundër pagjumësisë Lifestyle Zgjidhjet më të mira natyrale kundër pagjumësisë

Mungesa e hekurit vërehet më shumë tek gratë.

Produktet më të pasura me hekur janë frutat e thata, spinaqi, hithra, perimet e gjelbra, boronicat.

Magnezi

Magnezi është një mineral thelbësor që ndihmon në prodhimin e hormonit të gjumit, melatoninës.

Magnezi qetëson sistemin nervor dhe largon lodhjen.

Ekspertët rekomandojnë marrjen e 600 mg magnez në ditë.

Ushqimet më të pasura me magnez janë barishtet, arrorët, avokado, farat e susamit, farat e kungullit e të tjerë.

Kaliumi

Ky mineral është i dobishëm për njerëzit që kanë probleme me gjumin.

Kaliumin e gjeni tek kumbullat, bananet, avokado, salmoni, barishtet dhe fasulet.

Kalciumi

Edhe Koha më e pështatshme për të fjetur që të keni më shumë energji Lifestyle Koha më e pështatshme për të fjetur që të keni më shumë energji

Kalciumi ka ndikim të drejtpërdrejtë në cilësinë e gjumit.

Mungesa e tij prish fazën REM të gjumit, gjatë të cilit njeriu kryesisht sheh pjesën më të madhe të ëndrrave.

Këtë mineral mund ta merrni nga produktet e bulmetit, barishtet, sardelet dhe farat e susamit.

Të rriturit kanë nevojë për 1,000 miligramë kalcium në ditë.

Melatonina

Melatonina njihet si ‘hormoni i errësirës’ dhe rregullon orën biologjike të trupit dhe kohën e çlirimit të hormoneve.

Vishnjet, arrat, xhenxhefili, shpargu dhe ananasi kanë sasi të melatoninës.

Disa këshilla

Pirja e alkoolit dhe e kafes ka një ndikim negativ tek gjumi.

Alkooli përkeqëson simptomat e gërhitjes dhe pagjumësisë.

Edhe Dietologët tregojnë çfarë duhet të hani në mëngjes për energji gjatë gjithë ditës Lifestyle Dietologët tregojnë çfarë duhet të hani në mëngjes për energji gjatë gjithë ditës

Kafja ka një efekt shumë negativ për gjumin te disa persona, trupi i të cilëve nuk e përthith siç duhet kafeinën.

Dhoma e gjumit duhet të jetë në errësirë, e pastër dhe e ajrosur mirë./agroweb