Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Miliona fëmijë mezi po mbijetojnë izolimin

Zbatimi i masave shtrënguese të mbylljes për 21 ditë me radhë në Indi për të frenuar përhapjen e koronavirusit ka shkatërruar jetën e miliona fëmijëve në vend. Ata po përballen përditë me kaosin e krijuar.

Dhjetëra e mijëra të mitur po telefonojnë përditë në linjat falas për ndihmë urgjente për shkak se kanë ngelur të shtrirë pa bukë derisa vendi është izoluar për shkak të pandemisë.

Me 472 milionë fëmijë, India ka popullsinë më të madhe të fëmijëve në botë dhe aktivistët e të drejtave të njeriut thonë se mbyllja mbarëkombëtare ka ndikuar në jetën e më shumë se dyzet milionë fëmijëve të familjeve të varfra.

Në mesin e tyre përfshihen edhe fëmijët që punojnë në ferma e fusha në zona rurale, si dhe fëmijë që mbledhin hekurishte nëpër qytete ose shesin balona, lapsa dhe gjëra të tjera të vogla në udhëkryqe semaforësh.

Saryaj Gupta, drejtor i Chetnas, organizatë bamirëse në kryeqytetin indian, i cili punon me fëmijët të përfshirë në tregun e punës, ka thënë se miliona fëmijë të pastrehë janë prekur prej ndryshimeve radikale si rezultat i marrjes së masave për luftimin e koronavirusit në vendin me numrin e dytë të popullsisë në botë pas Kinës.

Edhe Mbyllja e shkollave në Indi “katastrofike” për nxënësit e varfër Botë Mbyllja e shkollave në Indi “katastrofike” për nxënësit e varfër

“Gjatë mbylljes, të gjithëve u është thënë të rrinë në shtëpi. Por çfarë të bëhet me fëmijët në rrugë? Ku të shkojnë ata?” – ka pyetur ai.

Sipas të dhënave, në Delhi janë më shumë se shtatëdhjetë mijë fëmijë të mbetur në rrugë. Por zoti Gupta ka thënë se numri real është larg më i lartë... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore. Regjistrohuni falas)