Koreja e Jugut është shteti i dytë në botë, i cili ka arritur të ulë numrin e rasteve të prekura me COVID-19, në saje të masave të menjëhershme dhe kontrollit të rasteve te reja. Gjatë 24 orëve të fundit u konfirmuan vetëm 76 raste te reja.
Përhapja e COVID-19 në pjesën më të madhe të globit përditë e më shumë po merr përmasa shqetësuese, po pavarësisht se si i shikon numrat ka një shtet, i cili qëndron i ndarë nga të gjithë; Koreja e Jugut.
Rastet e parë aty u shfaqën në fund të shkurtit dhe fillim të marsit dhe brenda pak ditësh numri i të infektuarve arriti në mijëra. Pikun e rasteve të reja e arriti me 29 shkurt dhe vendi i 50 milionë njerëzve në më pak se një javë përgjysmoi rastet dhe e njëjta gjë erdhi në ditët në vijim.
Mëngjesin e të martës, Koreja konfirmoi vetëm 76 raste të prekura, duke ruajtur një trend në rënie të rasteve të reja dhe duke mbajtur gjallë shpresat se vendi i dytë më i prekur nga COVID-19 në Azi më në fund ka arritur të vihet nën kontroll. Numri total i të infektuarve arriti në 9,037.
Koreja e jugut është njëri nga dy shtetet e vetme që ka arritur ta ndryshojë trajektoren e koronavirusit. Në një kohë kur numri i të vdekurve ka arritur në 17 365, të gjithë i kanë drejtuar sytë drejt Koresë për të marrë mësimet e duhura.
Cilat janë modelet e suksesit?
Edhe
Koreja e Jugut paralajmëron për një valë të re infektimesh
1– Ndërhyrje përpara se të jetë krizë, kjo ka qenë edhe motoja kryesore mbi të cilën ka vepruar qeveria koreane duke ndërmarra masa të menjëhershme. Qeveria e trajtoi atë si emergjencë kombëtare përpara se të ishte e tillë duke porositur teste të shumta dhe duke future në karantinë të gjitha rastet e dyshuara.
2– Testo në kohë dhe përsërit testet vazhdimisht, duke theksuar se testet e vazhdueshme janë çelësi për të kontrolluar trajektoren e sëmundjes.
3- Zbulimi dhe survejimi i të sëmurit, duke bërë që në rastet se dikush identifikohet pozitiv, të gjitha lëvizjet dhe kontaktet e tij monitorohen, duke bërë të mundur karantinimin e tyre.