Raste të reja me koronavirus në Korenë e Jugut kanë detyruar autoritetet që të mbyllin kafiteritë dhe klubet e natës në kryeqytetin jugkorean, nga frika se një valë e dytë e infektimeve mund ta godasë vendin, i cili ka nisur të lehtësojë masat e izolimit.
Të dielën, Koreja e Jugut ka raportuar për 34 raste të reja me COVID-19, që paraqet numrin më të madh të rasteve ditore gjatë një muaji. Numri i përgjithshëm i personave të infektuar ka arritur në 10,874.
Koreja e Jugut ka ndërmarrë masa menjëherë pas paraqitjes së rasteve të para me koronavirus, duke u cilësuar si storie suksesi, për shkak të strategjisë agresive që përdori për të parandaluar përhapjen e mëtejme të virusit, transmeton REL.
Por, të shtunën, vetëm disa ditë pasi nisën të lehtësohen masat e izolimit, kryetari i Seulit urdhëro që të gjitha kafiteritë të mbyllen sërish, duke thënë se kjo po bëhet nga frika për shpërthim të mëtejmë të infeksioneve.
Njëri nga personat e infektuar është një 29-vjeçar, i cili kishte qenë në një zonë mjaft të frekuentuar në Seul. Tani autoritetet janë duke gjurmuar dhe testuar afro 1,510 persona që kishin qenë në vendin e njëjtë ku kishte qëndruar i infektuari.
Presidenti jugkorean, Moon Jae-in tha se rastet e reja të infektimeve kanë “rritur vetëdijen se edhe gjatë fazave stabile, situata të ngjashme mund të ndodhin sërish, në çdo kohë”.
-
Koreja e Jugut regjistron ditën më të rëndë me virus në 10 javët e fundit
-
Koreja e Jugut paralajmëron krizë pas shtimit të rasteve me koronavirus
-
Pas shtimit të rasteve me koronavirus, Koreja e Jugut rimbyll 200 shkolla
-
Drojë për një valë të dytë infektimesh në Kore të Jugut
-
Mësimet nga Koreja e Jugut për ta mundur koronavirusin