Lifestyle

Maskë me kafe për fytyra të lodhura

Mendoni për këtë maskë si për kafen tuaj në mëngjes. Është e domosdoshme! Sidomos për fytyrat që transmetojnë lodhje.

Pjesa më e mirë e kësaj maske është se mund të aplikohet në çdo lloj fytyre.

Çfarë ju duhet:

  • 1 lugë gjelle kafe
  • 1 lugë gjelle kakao pluhur
  • 2 lugë gjelle qumësht
  • 1 lugë gjelle lëng limoni
  • 1 lugë gjelle mjaltë i lëngshëm

Udhëzime:

Në një enë filloni të trazoni kafen me kakaon.

Shtoni qumështin dhe krijoni një maskë homogjene.

Shtoni lëngun e limonit, mjaltin dhe aplikojeni maskën në fytyrë të pastër.

E lini të veprojë për 20 minuta dhe më pas e shpëlani fytyrën me ujë të ngrohtë.

Kafeja në këtë maskë do ju ndihmojë së tepërmi për të reduktuar skuqjet dhe inflamacionin. Qumështi përmban enzima të dobishme dhe ka veti antibakteriale.

Kakao ka antioksidantë të fuqishëm. Lëngu i limonit i jep fytyrës vitaminë C dhe e bën të shkëlqejë. Definitivisht duhet ta provoni këtë maskë. /neps

Image