Boronica mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjes së zemrës për një të pestën nëse ato konsumohen rregullisht.
Sipas një studimi të ri, boronicat mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës me 20 për qind.
Studiuesit gjetën se personat që konsumojnë 200 gramë boronica në ditë për një muaj përmirësuan funksionin e enëve të gjakut dhe ulën presionin e gjakut te njerëzit e shëndoshë.
Për më tepër, studimi sugjeron se boronicat mund të jenë po aq efektiv sa tabletat e presionit të gjakut të përshkruara nga mjekët, transmeton KosovaPress.
E gjithë kjo është për shkak të një kimikali ‘magjik’ që i jep boronicave ngjyrën e kaltër, e quajtur antocianin.