Konsumimi i rregullt i boronicave mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut dhe përmirësimin e shëndetit të zemrës, thonë ekspertët, ka shkruar VeryWellHealth.
Sipas dietologëve, ngrënia e rreth një filxhani me boronica në ditë mund të ketë përfitime të rëndësishme, sidomos për personat që kanë tension të lartë, rrezik për sëmundje të zemrës ose rezistencë ndaj insulinës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDietologia Ashlee Bobrick ka shpjeguar se boronicat përmbajnë anthocyanins, përbërës që u japin ngjyrën e errët dhe ndihmojnë trupin të prodhojë oksid nitrik.
“Ky proces ndihmon enët e gjakut të relaksohen dhe të zgjerohen. Kur enët e gjakut relaksohen, gjaku qarkullon më lehtë dhe si rezultat tensioni i gjakut ulet”, ka thënë ajo.
Studime të ndryshme kanë treguar se konsumimi i anthocyanins lidhet me tension më të ulët të gjakut.
Boronicat janë gjithashtu të pasura me fibra, të cilat luajnë rol të rëndësishëm në shëndetin e zemrës.
Sipas ekspertëve, kur fibrat fermentohen në zorrë, ato prodhojnë acide yndyrore të dobishme që mund të ndihmojnë në uljen e tensionit të gjakut.
Fibra ndihmon edhe në stabilizimin e sheqerit në gjak dhe uljen e nivelit të yndyrës së dëmshme në gjak, i njohur si “kolesteroli i keq”.
“Ulja e kolesterolit lidhet gjithashtu me uljen e tensionit të gjakut”, ka shpjeguar Bobrick.
Kardiologu Parveen Garg tha se boronicat mund të përmirësojnë edhe funksionin e endotelit, shtresa e qelizave që mbulon enët e gjakut.
Sipas tij, përmirësimi i këtij funksioni mund të ndikojë pozitivisht në uljen e tensionit.
Ekspertët theksojnë se nuk është e nevojshme të konsumohen vetëm boronica të freskëta.
“Hulumtimet tregojnë se rreth një filxhan boronica të freskëta ose të ngrira në ditë mund të ndihmojë në përmirësimin e tensionit të gjakut dhe të sjellë shumë përfitime të tjera”, ka thënë Bobrick.
Një filxhan me boronica përmban rreth:
84 kalori
21 gramë karbohidrate
4 gramë fibra
15 gramë sheqer natyral
1 gram proteina
Përfitimet e boronicave nuk ndalen vetëm te tensioni i gjakut.
“Boronicat janë jashtëzakonisht të dobishme për shkak të profilit të pasur ushqyes. Ato janë të pasura me antioksidantë që ndihmojnë në uljen e rrezikut për sëmundje kronike si sëmundjet e zemrës, kanceri dhe sëmundjet neurodegjenerative si Alzheimeri”, ka thëmë Bobrick.
Sipas ekspertëve, boronicat ndihmojnë gjithashtu sistemin imunitar, tretjen dhe kontrollin e nivelit të sheqerit në gjak.