Lëvorja e bananes, që zakonisht hidhet në mbeturina, mund të jetë një pleh natyral shumë i fuqishëm për bimët.
Studim i ri që është publikuar në Agriculture, tregon se shtimi i lëkurës së bananes në tokë ndihmon bimët të rriten më të gjata, më të forta dhe më të shëndetshme, madje në shumë raste më mirë se plehrat standarde, ka shkruar Earth.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoStudimi është udhëhequr nga studiuesja Nokuthula Khanyile nga University of Mpumalanga, e cila analizon mënyra për të kthyer mbetjet bujqësore në plehra të dobishëm dhe më të sigurt për tokën.
Ekipi ka analizuar rezultatet e 126 studimeve të ndryshme mbi përdorimin e lëvores së bananes si pleh.
Rezultatet kanë treguar se bimët që trajtoheshin me këtë lloj plehu rriteshin më shpejt, prodhonin më shumë gjethe dhe mbinin më lehtë.
Lëkura e bananes është e pasur me elemente ushqyese për të cilat bimët kanë shumë nevojë, si kalium, azot, fosfor, kalcium e magnez.
Këto elemente janë pikërisht përbërësit kryesorë që gjenden edhe në plehrat kimikë që përdoren në bujqësi.
Aktualisht, shumica e lëvoreve të bananes përfundojnë në mbeturina, ku kalben dhe kontribuojnë në ndotjen e mjedisit, në vend që të përdoren si burim ushqyes për tokën.
Studiuesit përshkruajnë disa mënyra të thjeshta për t’i kthyer në pleh për shembull tharja në diell dhe bluarja për t'i kthyer lëvoret në pluhur, që më pas përzihet me tokën, përzierja me lëkura portokalli për efekt më të mirë në rritjen e rrënjëve dhe gjetheve, shtrydhja dhe përgatitja e një lëngu ushqyes që hollohet me ujë si dhe fermentimi me mbetje të tjera si kafja, për të çliruar më shumë lëndë ushqyese
Në disa eksperimente bimët e bizeleve u rritën më mirë kur lëkurat e bananeve ishin dekompozuar për rreth dy muaj. Te bimë aromatike, ekstrakti i lëngshëm dha rezultate më të mira se pluhuri kurse te bamja, kombinimi me lëkura të tjera frutash dha gjethe më të mëdha dhe prodhim më të lartë.
Sot bujqësia mbështetet shumë te plehrat kimikë (NPK), që prodhohen në fabrika dhe ndotin mjedisin.
Përdorimi i tepërt i tyre mund të ndotë ujin dhe të dëmtojë ekosistemet.
Plehrat natyralë nga lëkurat e bananes çlirojnë lëndët ushqyese më ngadalë, janë më miqësorë me mjedisin dhe përdorin mbetje që përndryshe do të hidhen.
Kjo i bën ata alternativë të mirë për të ulur përdorimin e plehrave kimikë.
Për përdorim në shtëpi ose kopsht mos i hidhni lëkurat e bananes, mund t’i thani, t’i bluani ose t’i përzieni direkt në tokë. Kombinimi me mbetje të tjera organike jep rezultate edhe më të mira
Megjithatë, studiuesit theksojnë se nevojiten më shumë studime afatgjata për të parë efektin e tyre deri në korrje dhe në cilësinë e produkteve.