Teksa mosha kalon edhe flokët fillojnë dhe humbasin volumin dhe trashësinë e tyre.
Në disa raste këto simptoma janë gjenetike e në disa të tjera janë të lidhura me një sërë faktorësh shëndetësorë.
Në mënyrë që të kuptoni sa më mirë këto shqetësime shëndetësore, kwtu janw paraqitur disa nga shkaqet më të zakonshme.
Gjithashtu edhe një sërë trajtimesh që mund të bëni në shtëpi për të parandaluar këtë problem.
Më poshtë gjeni hap pasi hapi të shpjeguara të gjitha këto çështje.
Edhe
Kur kthehet në problem rënia e flokëve
Çfarë e shkakton rënien e flokëve?
Rënia dhe hollimi i flokëve në sasi të vogla mund të jetë një proces normal.
Sipas dermatologëve njerëzit humbin 50-100 fije floku çdo ditë që më pas zëvendësohen nga fije të reja.
Problemi fillon kur folikulat e flokëve nuk arrijnë të nxjerrin më fije të reja. Në këtë faze flokët fillojnë edhe të humbin ngjyrën e tyre natyrale.
Nëse vini re këto shenja tek flokët tuaj do të thotë që ka filluar rënia e tyre.
Duhet të kontrolloheni për shkaqe të fshehura që po j’ua shkaktojnë.
Këto janw shkaqet:
Dieta
Trupit i duhen vitamina dhe minerale për të kryer funksionet e tij, kjo vlen edhe për të rritur flokë të shëndetshëm.
Për të pasur folikula të shëndetshme flokësh, proteina është një nga sekretet për të pasur flokë të shëndetshëm.
Mungesa e vitaminave apo mineraleve mund të jetë një ndër shkaqet kryesore pse po ju bien flokët.
Sigurohuni të merrni sasitë e duhura të vitaminës D dhe shumë proteina në këtë mënyrë do të stimuloni rritjen e flokëve.
Stresi
Gjatë periudhave kur përjetoni stres mund të vini re edhe rënie të flokëve.
Stresi është një nga faktorët kryesorë që e shkakton këtë, quhet ndryshe simptoma telogen effluvium.
Zakonisht pas këtyre periudhave flokët fillojnë dhe ripërtërijnë vetveten.
Gjithsesi është mirë që të konsumoni një dietë të pasur me vitamina dhe minerale.
Alopecia areata
Edhe
Gjithçka rreth rënies së flokëve, përfshirë çka duhet të ndërmerret
Kjo sëmundje prek dhe shkatërron flokët dhe skalpin e kokës tuaj.
Gjithashtu mund të përhapet tek vetullat, mjekra dhe zona të tjera ku rriten qime.
Zakonisht trajtohet nga mjekët me anë të injeksioneve në skalpin ose zonën e prekur për 4-6 javë.
Shtatzënia
Edhe gjatë shtatzënisë femrat mund të përjetojnë humbje dhe hollim të flokëve.
Zakonisht flokët rriten vetë pas kësaj faze për shkak të ndryshimit të hormoneve.
Si ta trajtoni në shtëpi?
Ekzistojnë shumë trajtime dhe maska që rigjenerojnë flokët, por sekreti mbetet gjithnjë tek të ushqyerit shëndetshëm.
Për ta evituar këtë problem sigurohuni të ndiqni hap pas hapi këshillat e mëposhtme.
Disa nga ushqimet që promovojnë rritjen e flokëve janë:
Vezët
Vezët pasi përmbajnë sasi të mëdha proteine që përkthehet në flokë më të gjatë.
Ato gjithashtu janë të pasura me biotinë një varietet i vitaminës B që ndihmon rritjen e shëndetshme të flokëve.
Arrat
Arrat gjithashtu janë një burim i mirë seleniumi, një mineral që ndihmon në përmirësimin e shëndetit të flokëve.
Peshku
Peshku pasi është një ushqim i pasur me omega-3 që ndihmon folikulat tuaja të qëndrojnë të forta.
Edhe
Ushqimi më i mirë që ndalon rënien e flokëve dhe u jep shëndet
Në këtë listë futen edhe të gjitha ushqimet që përmbajnë vitaminë D, pasi ajo forcon dhe rrit flokët tuaj.
Gjithashtu mund të zgjidhni ta masazhoni skalpin tuaj me vajra esencialë si vaji i rozmarinës para se të laheni. Në mënyrë që të përmirësoni qarkullimin e mirë të gjakut dhe rritjen e flokëve të reja. / AgroWeb