Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Katër ushqime e pije që kanë më shumë kalcium se kosi

Kalciumi

Kalciumi

Kosi është burim shumë i mirë i kalciumit. Një porcion prej rreth 170 gramësh kos pa yndyrë përmban rreth 284 mg kalcium, që përbën afërsisht 22 për qind të nevojës ditore. Megjithatë, ka disa ushqime dhe pije që përmbajnë edhe më shumë kalcium për porcion, ka shkruar Health.

Quiche me djathë

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Quiche është një pjatë që përgatitet me vezë dhe përbërës të ndryshëm, e pjekur në një bazë brumi. Sasia e kalciumit ndryshon sipas përbërësve, por një copë standarde mund të përmbajë rreth 371 mg kalcium. Kjo e bën atë një burim më të pasur se kosi në disa raste.

Djathi Tofu

Djathi Tofu është një nga ushqimet më të pasura me kalcium pasi pëmban reth 315 mg. Përveç kësaj, ai përmban edhe shumë lëndë të tjera ushqyese si proteina, hekur, magnez dhe kalium.
Pjesa më e madhe e yndyrës në tofu është e shëndetshme dhe studimet tregojnë se konsumimi i tij mund të ndihmojë në uljen e rrezikut për sëmundje të zemrës.

Qumështi

Qumështi është baza nga e cila bëhet kosi, ndaj është logjike që edhe vetë është një burim shumë i mirë kalciumi. Ai përmban rreth 305 mg kalcium. Përveç kësaj vlere ushqyese, qumështi përmban edhe vitaminë D (kur është i fortifikuar), proteina dhe kalium, duke e bërë një zgjedhje shumë të plotë për organizmin.

Kefiri

Kefir është një pije e fermentuar, e ngjashme me kosin, por që përmban edhe “kokrra kefiri”, një kombinim bakteresh dhe majash të dobishme. Ai përmban rreth 316 mg kalcium.
Kefiri është i pasur me probiotikë, që ndihmojnë tretjen dhe forcojnë sistemin imunitar.

Burime të tjera të mira të kalciumit

Ani pse nuk kanë më shumë kalcium se kosi, këto ushqime janë ende shumë të dobishme:

-Farat e susamit, rreth 176 mg në 2 lugë

-Salmoni i konservuar, rreth 168 mg në 85 gramë

-Djathi mocarela, rreth 143 mg në 28 gramë

Në përgjithësi, produktet e qumështit konsiderohen burimet më të mira të kalciumit, sepse trupi e përthith më lehtë këtë formë kalciumi.

Për të përthithur kalciumin, trupi ka nevojë për vitaminë D. Prandaj, sigurohuni që të merrni mjaftueshëm vitaminë D, në mënyrë që të përfitoni maksimalisht nga ushqimet e pasura me kalcium.