Lifestyle

Izraeli fillon testimet te njerëzit të vaksinës kandidate për COVID-19

Izraeli ka filluar sot testimet te njerëzit ë vaksinës kandidate të vet për COVID-19, që nëse rezulton e suksesshme, mund të jetë e gatshme për qytetarët në përgjithësi në fund të verës së vitit të ardhshëm.

80 vullnetarë do të marrin pjesë fillimisht në prova që do të zgjerohen më pas deri te 960 vullnetarë në dhjetor. Nëse në këto prova vaksina rezulton efikase dhe e sigurt, atëherë faza e tretë me 30 mijë vullnetarë është e paraparë për prill/maj të vitit të ardhshëm.

“Jemi nga fundi”, ka thënë Shmuel Shpira, drejtor i përgjithshëm i Institutit të Izraelit për Hulumtime Biologjike.

Shmuez Yitzhaku, kreu i divisionit biologjik te instituti, ka thënë se nëse çdo gjë shkon mirë atëherë vaksina do të jetë në dispozicion për popullatën nga fundi i verës së vitit të ardhshëm.

Në Izrael kufizimet po hiqen gradualisht ndërsa ka filluar të bie numri i të infektuarve. Shkollat po rihapen po ashtu. Nxënësit nga klasa e 1 deri te e 4-ta do të kthehen së pari në shkolla. Të tjerët do të mësojnë nga shtëpia.

Izraeli regjistroi 674 raste të reja të premten, që është rënie nga më tepër se 9000 sa u regjistruan disa javë më parë. Ka regjistruar në total 2541 të vdekur nga COVID-19.