Tel-Aviv, 27 dhjetor (AP) - Izraeli ka nisur vaksinimin e qytetarëve me dozën e katërt të vaksinës kundër koronavirusit. Vaksinimi ka nisur në qendrën mjekësore në Sheba, në periferi të Tel-Avivit, me 150 pjesëtarë të personelit mjekësor.
Ata kishin marrë dozën e tretë në gusht. Të hënën janë vaksinuar me dozën e katërt të vaksinës “Pfizer” dhe “BioNTech”. Stafi, që ka marrë dozën shtesë, është testuar.
Të dhënat kanë treguar se kishin nivele të ulëta antitrupash. Masa e re është marrë pasi autoritetet e shëndetit publik kanë vlerësuar se përhapja e variantit Omicron e bën të nevojshme edhe dozën e katërt për mbrojtjen e popullsisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Izraeli ka filluar ta administrojë dozën e pestë të vaksinës anti-COVID
-
Afro 250 mijë persona në Izrael kanë marrë dozën e katërt të vaksinës anti-COVID
-
Izraeli do të ofrojë dozën e katërt të vaksinës anti-COVID për personat mbi 60 vjet
-
Izraeli nis vaksinimin e fëmijëve mbi 5 vjeç
-
Izraeli përgatitet për dozën e katërt, vaksinimi anti-COVID çdo pesë ose gjashtë muaj