Izraeli ka bërë të ditur të martën se do të ofrojë dozën e katërt të vaksinës anti-COVID për personat më të vjetër se 60 vjet dhe po ashtu për stafin shëndetësorë, raporton agjencia Reuters.
Vendimi ka ardhur pas përhapjes së variantit Omicron.
“Qytetarët e Izraelit ishin të parët në botë që morën dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19 dhe ne vazhdojmë të kryesojmë me dozën e katërt”, ka thënë kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett.
Sot në Izrael është regjistruar rasti i parë i vdekjes i një personi të infektuar me variantin e ri Omicron.
Artikuj të ngjashëm
-
Afro 250 mijë persona në Izrael kanë marrë dozën e katërt të vaksinës anti-COVID
-
Izraeli inkurajon qytetarët që të marrin dozën e tretë të vaksinës anti-COVID
-
Izraeli ka filluar ta administrojë dozën e pestë të vaksinës anti-COVID
-
Izraeli rekomandon dozën e katërt të vaksinës për të gjithë të rriturit
-
Izrael: Vaksina e katërt rrit rezistencën ndaj sëmundjeve të rënda për moshat mbi 60 vjeç