Rreth 250 mijë persona në Izrael kanë marrë dozën e katërt të vaksinës anti-COVID.
Këtë e ka bërë të ditur kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett.
Numri i lartë i të vaksinuarve me dozë shtesë përforcuese u arrit për pak ditë, ndërsa Izraeli po lufton që të minimizojë pasojat e valës së re të pandemisë të shkaktuar nga varianti i ri Omicron.
Të kualifikuar për të marrë dozën e katërt janë personat mbi 60 vjet, ata me sëmundje kronike dhe sistem imunitar të dobët.
“Vala e Omicronit është mbi ne dhe siç po shihet është shumë ngjitëse. Jemi të vetëdijshëm për mungesën e testeve dhe për çmimet e larta. Së pari, në këtë kohë po shpërndajmë 1.5 milionë komplete testimi në shtëpitë e të moshuarve, ku janë më të nevojshme ato. Ne po kujdesemi për të ruajtur shtëpitë e të moshuarve, të moshuarit, sa më tepër të jetë e mundur. Synimi është të ruajmë më të rrezikuarit, që mund të zhvillojnë simptome të rënda dhe të shtrihen në spital. Kjo është paralelisht me operacionin shumë të suksesshëm të dozave përforcuese shtesë për të moshuarit. Pothuajse 250 mijë persona kanë marrë dozën e katërt. Është një përgjigje e jashtëzakonshme që do të parandalojë shkallën e lartë të vdekshmërisë dhe vuajtjen”, ka thënë kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett.
-
Izraeli do të ofrojë dozën e katërt të vaksinës anti-COVID për personat mbi 60 vjet
-
Izraeli ka filluar ta administrojë dozën e pestë të vaksinës anti-COVID
-
Izraelit, që mban vendin e parë për vaksinim, i rritet numri i të prekurve me COVID
-
Izraeli rekomandon dozën e katërt të vaksinës për të gjithë të rriturit
-
Izrael: Vaksina e katërt rrit rezistencën ndaj sëmundjeve të rënda për moshat mbi 60 vjeç