Botë

Izraeli ka filluar ta administrojë dozën e pestë të vaksinës anti-COVID

Izraeli ka nisur fushatën për vaksinimin me dozën e pestë të vaksinës anti-COVID, duke u bërë thirrje grupeve të rrezikshmërisë së lartë dhe personave mbi 65 vjeç që të marrin dozën tjetër të vaksinës, raporton agjencia AP.

Doza e pestë që po u administrohet izraelitëve është një që veçanërisht shënjestron variantin Omicron të koronavirusit, që përbën numrin më të madh të rasteve në Izrael.

Ministria e Shëndetësisë e Izraelit ka thënë se vaksina e re pritet t’i japë shtytje mbrojtjes kundër variantit dhe të sigurojë imunitet më të madh.

Të enjten, një klinik në Tel Aviv ka administruar vaksinat dhe ka raportuar se po ka interesim të madh.

“Vaksina është mirë, e rekomanduar. Ne kemi nisur mbrëmë dhe ka interesim të madh”, ka thënë Arsen Arutiunian, nga klinika Clalit.

Izraeli aktualisht po regjistron nga 1000 raste të reja ditore, që konsiderohet mjaft e ulët krahasuar me valët e kaluara.

Më tepër se 11 mijë persona kanë vdekur në Izrael që nga fillimi i pandemisë. Më tepër se 6 milionë persona në Izrael nga 9 milionë sa janë total, janë vaksinuar me së paku dy mostra.