Kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett, ka bërë të ditur të enjten se shteti do t’u ofrojë një dozë të tretë të vaksinës, personave mbi moshën 60 vjeç.
Paralajmërimi i kryeministrit Bennett, e bën Izraelin shtetin e parë në botë që ofron një dozë të tretë, pasi ishte bërë shteti pothuajse më i suksesshëm në botë sa i përket administrimit të vaksinave anti-COVID.
Në një adresim për qytetarët përmes televizionit, Bennett ka thënë se ashtu sikur vaksinat e gripit të zakonshëm që është e nevojshme të rimerren kohë pas kohe, edhe në rastin e koronavirusit është njëjtë.
Vendimi i qeverisë izraelite ka ardhur në një kohë kur rastet me COVID-19 kanë shënuar rritje dhe është ngritur shqetësimi se efekti i vaksinës zvogëlohet me kohë.
Sipas vendimit të ri, çdo kush që ka më shumë se 60 vjet dhe që është vaksinuar para më shumë se pesë muajve, mund të vaksinohet edhe me një dozë të vaksinës.
Bennetti ka bërë të ditur se presidenti izraelit, Isaac Herzog do të jetë i pari që do të marrë edhe një dozë, të premten.
-
Izraeli do të ofrojë dozën e katërt të vaksinës anti-COVID për personat mbi 60 vjet
-
Izraeli nis administrimin e dozës së tretë të vaksinave kundër COVID-19
-
Izraeli rekomandon dozën e katërt të vaksinës për të gjithë të rriturit
-
Afro 250 mijë persona në Izrael kanë marrë dozën e katërt të vaksinës anti-COVID
-
Izraeli nis vaksinimin e fëmijëve me dozën e tretë