Izraeli do t’i fillojë provat e para të vaksinës së mundshme kundër COVID-19, me 1 nëntor tek njerëzit.
Vaksina potenciale është bërë nga një institut kërkimor i mbikëqyrur nga Ministria e Mbrojtjes, ndërsa këto prova do të bëhen në njerëz.
Instituti i Izraelit për kërkime biologjike kishte filluar në mars provat tek kafshët për vaksinën e saj kundër koronavirusit, ndërsa ministria e Shëndetësisë ka dhënë aprovimin për ta dërguar në një fazë tjetër.
Testimet e para do të bëhen nga 80-të vullnetarë të moshave 18-55 dhe do të monitorohen për tre javë për të parë nëse do të zhvillohen antitrupat e virusit. Këto deklarime i ka bërë ministria e shtetit izraelit, ndërsa faza e dytë pritet të fillojë në dhjetor dhe do të përfshijë 960 njerëz.
Në rast se këta do të kenë sukses, sipas Reuters, faza e tretë do të ketë rreth 30 mijë vullnetarë, të planifikuar për testim në muaji prill-maj. Në rast se tregon sukses, vaksina mund të aprovohet për përdorim të gjerë.
“Qëllimi ynë përfundimtar është që ndahen 15 milionë vaksina për popullin dhe fqinjët tanë”, kanë thënë autoritetet.
-
Izraeli fillon testimet te njerëzit të vaksinës kandidate për COVID-19
-
Izraeli aprovon vaksinimin kundër COVID-19 të fëmijëve mbi 5 vjet
-
Javën e ardhshme fillon faza e rëndësishme e testimit për vaksinën ndaj COVID-19
-
Izraeli ka filluar ta administrojë dozën e pestë të vaksinës anti-COVID
-
Izraeli ka shkuar edhe një hap më larg me vaksinimin