Teknologjitë e reja po e riformojnë industrinë e modës duke ndikuar në blerësit e produkteve të bukurisë, duke ngritur kështu shumë përvojat e pikëpamjeve personale për këtë gjë.
Kompanitë prezantuan një mjet të fundit të Inteligjencës Artificiale (AI) të njohur si Këshilltari i Kujdesit të Lëkurës.
Një selfie i thjesht dhe pyetësor interaktiv mund të përcaktojë qëllimet e bukurisë, dhe fuqizon “Këshilltarin e Kujdesit të Lëkurës” për t’i analizuar në mënyrë të plotë karakteristikat e përdoruesit dhe në fund të ofrojë një listë të produkteve të rekomanduara që i përshtaten më së miri nevojave individuale të përdoruesit, raporton "Euronews".
“Teni yt është i ngrohtë, ngjyra jote është ulliri, forma e fytyrës është e gjatë”, përfundon programi pasi analizon një “selfie” , të cilin e detyron ta fshijë menjëherë, para se të ofrojë një propozim të përshtatshëm.
Së fundi, ky lloj këshilltari i drejtuar nga AI është në dispozicion online, ashtu edhe në dyqane për t’u blerë në mënyrë fizike duke u dhënë mundësi përdoruesve të provojnë produktet para se të zgjedhin, për shembull, nuancën e tyre ideale të buzëkuqit.
Euronews po e përshkruan atë si një mjet “për ta bërë të mundur një bashkëbisedim midis konsumatorit dhe profesionistit personal të bukurisë”, duke u dhënë mundësi klientëve që të ndihen më rehat që ti besojnë kësaj teknologjie.
Edhe
Shëndetësia e personalizuar
Kompania aktualisht po punon për t’i identifikuar njohuritë nga përmbajtjet e krijuara nga përdoruesit si në mediat sociale ashtu edhe në metaverse për të informuar se cilat produkte do të duhej ti prezantojnë më pas, të tilla si, "prodhimi i vogël i nuancave të personalizuara”.
Ndërsa përdoruesit krijojnë avatarët e tyre digjitalë dhe zgjedhin se si të paraqiten në botën online, metaverse ofron gjithashtu një mundësi të rëndësishme për markat e bukurisë, thotë Shiseido - marka e njohur japoneze e bukurisë.
"Kemi pasur disa aktivitete ku njerëzit po blejnë një buzëkuq dhe qerpikë artificial bashkë dhe ata me të vërtetë po shprehin veten në këtë mënyrë," ka deklaruar marka.
"Mendojmë se mundësia e së ardhmes është mënyra se si e përdorni këtë dhe ne e shohim këtë me markat e modës, ku njerëzit po bashkëkrijojnë apo krijojnë vetë diçka, dhe pastaj po shitet një “produkt” i jetës reale".
Gjithashtu ekspertë të markës parashikojnë se kjo është ura ku bukuria do të eksperimentojë tash e tutje, duke e kuptuar qartë se çfarë është interesante për njerëzit dhe në fund duke kuptuar si mund ta krijosh atë produkt në jetën reale.
Në vitin 2022, tregu i bukurisë gjeneroi rreth 430 miliardë dollarë (394 miliardë euro) të ardhura. Sot, industria është në një trajektore në rritje në të gjitha kategoritë, kujdesi i lëkurës, aroma, makijazhi dhe kujdesi i flokëve, dhe kështu është parashikuar të arrijë afërsisht 580 miliardë dollarë (531 miliardë euro) deri në vitin 2027, sipas një raporti të kohëve të fundit të “Fashion state” nga McKinsey.
Edhe
Revolucionari AI
Konsumatorët, veçanërisht brezat e rinj, do të nxisin këtë zhvendosje dhe ndikimi i Gen Z identifikohet si një lloj "dinamikë kyçe".
Gen Z është brezi i ardhshëm më i madh në botë dhe sipas Adecco Group, 62 për qind e Gen Z kanë dëgjuar për metaversin dhe 46 për qind e tyre besojnë se do të jetë pjesë e punës së tyre në të ardhmen.