Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Hekuri dhe vitamina C, kombinimi ideal kundër rënies së flokut

Rënia e flokut është një problem që shkakton shqetësim, madje në disa raste edhe episode ankthi.

Disa nga faktorët kryesorë që shkaktojnë rënien e flokëve janë kushtet klimatike, mosha, niveli i lartë i stresit dhe dieta e varfër ushqimi.

Mungesa e balancës hormonale, faktorët genetik, infeksionet e skalpit të kokës dhe duhanpirja mund të shkaktojnë gjithashtu rënien e flokëve.

Ashtu siç mund të ndikojë edhe përdorimi i produkteve të pasura me kimikate, disa medikamente të caktuara.

Në këtë dukuri aspak të pëlqyer ndikojnë dhe sëmundje të caktuara siç janë çrregullime e tiroideve, imuniteti i dobët, anemia, pra, mungesa e hekurit si dhe sëmundjet kronike.

Edhe Tri veprimet që parandalojnë rënien e flokëve Lifestyle Tri veprimet që parandalojnë rënien e flokëve

Mënyrat e trajtimit të këtij problemi në mënyrë natyrale janë të larmishme, megjithatë përpara ndjekjes së tyre, njeriu duhet t’i kushtojë vëmendje hekurit në organizëm.

Rëndësia e hekurit për shëndetin e flokëve

Hekuri është një ushqyes i domosdoshëm për një sërë funksionesh të organizmit, përfshirë këtu edhe prodhimin e gjakut.

Kur në organizëm ka nivele të ulëta të hekurit, ai përthith depozitat e mbetura, përfshirë këtu edhe ato që përdoren për rritjen e flokut.

Kësisoj ky i fundit nis të bjerë.

Përpara se të vendosni që të merrni suplementë të hekurit, sigurohuni që po konsumoni mjaftueshëm ushqimet që janë të pasura me të.

Këtu përfshihen:

Barishtet e gjelbërta si spinaqi

Mishi i viçit, peshkut, pulës dhe gjelit të detit

Edhe Kura më e mirë kundër hollimit të flokëve – shkaqet dhe trajtimet natyrale Lifestyle Kura më e mirë kundër hollimit të flokëve – shkaqet dhe trajtimet natyrale

Brokoli

Thjerëzat

Gocat e detit

Farat e kungullit

Fasulet

Frutat e thata

Vitamina C për përthithjen e hekurit

Ekspertët e AgroWeb.org këshillojnë që përveç hekurit, njerëzit që kanë probleme me flokun duhet të sigurohen që të marrin mjaftueshëm edhe vitaminën C.

Edhe Ushqimet që luftojnë aneminë Lifestyle Ushqimet që luftojnë aneminë

Kjo e fundit është e domosdoshme për përthithjen e sasive të nevojshme të hekurit.

E fundit, por jo për nga rëndësia, ekspertët thonë se duhet të shmangni sa më shumë kafenë, çajin dhe verën gjatë vakteve sepse ato bllokojnë përthithjen e hekurt./AgroWeb.org