Ekipet kirurgjikale spitalore që përfshijnë më shumë mjeke gra përmirësojnë rezultatet e pacientëve, ulin rrezikun e komplikimeve serioze dhe mund të reduktojnë kostot e kujdesit shëndetësor, sipas një studimi të madh.
Studiuesit kanë ekzaminuar më shumë se 700,000 operacione nga ku ka dalë se ekipet me më shumë mjeke kanë shënuar rezultate më të mira te pacientët.
Sipas tyre, institucionet shëndetësore qëllimisht duhet ta praktikojnë që ekipet të kenë diversitet në sallat e operacioneve.
Nga të gjitha operacionet e ekzaminuara, 47,874 u kryen nga kirurge gra. Anesteziologët gra trajtuan 192,144 pacientë në operacione.
Spitalet me ekipe me mbi 35% gra kishin rezultate më të mira, gjeti studimi, raportoi Guardian.
-
Pacientët kanë rezultate më të mira nëse operohen nga kirurge
-
Ushtrimet që rekomandohen për gratë e moshës 40 deri në 65-vejçe
-
SHSKUK-ja arsyeton listat e pritjes me mungesë të anesteziologëve, disa klinika e mohojnë
-
Rritet numri i rasteve me kancer të gjirit krahasuar me vitin e kaluar
-
Një ditë me mantelbardhët që ndihmojnë pacientët të luftojnë kancerin