Personat që operohen nga kirurge gra kanë më pak gjasa të përjetojnë komplikime sesa kur burrat kanë briskun në dorë, sipas dy studimeve të mëdha që sugjerojnë se kirurgët burra kanë mësime me rëndësi që duhet të mësojnë.
Mjekët në Kanada dhe Suedi shqyrtuan më shumë se 1 milion të dhëna të pacientëve dhe gjetën se pacientët e trajtuar nga kirurge gra kishin të arritura më të theksuara me më pak probleme në muajt pas operimit.
Studiuesit po hetojnë arsyet e mundshme për dallimet, por të dhënat sugjerojnë se kirurget kanë tendencë të operojnë më ngadalë dhe mund të arrijnë rezultate më të mira duke marrë kohën e tyre në sallën e operacionit, shkroi Guardian.
Christopher Wallis, i cili drejtoi një prej studimeve, ka thënë se të gjeturat nxisin kirurgët burra të reflektojnë mbi mënyrën e tyre të operimit dhe të mësojnë nga koleget.
“Si kirurg, mendoj se këto të dhëna duhet të jenë arsye për mua dhe kolegët e mi që të ndalemi dhe të marrim të konsideratë pse kjo ndodh. Përqafimi i praktikave që janë më të zakonshme te mjeket ka gjasa të përmirësojë rezultatet për pacientët e mi”, ka thënë Wallis.
-
Ekipet e kirurgëve me më shumë gra në to çojnë në rezultate më të mira të pacientëve
-
Burrat duhet të ushtrojnë dyfish më shumë se gratë për të ulur rrezikun e sëmundjeve të zemrës
-
Ushtrimet që rekomandohen për gratë e moshës 40 deri në 65-vejçe
-
Dy orë në javë ushtrime me pesha mund të ulin rrezikun nga vdekja e parakohshme
-
Bie numri i operacioneve për dobësim në SHBA - nën 200 mijë për herë të parë që nga viti 2020