Të gjithë kemi pasur akne në një moment të jetës sonë, megjithatë, disa njerëz kanë raste më të rëndë se të tjerët. Dhe ndërsa ndryshimet hormonale dhe medikamentet duket se janë fajtorët kryesor të shfaqjes së akneve, dieta gjithashtu mund të luajë një rol të madh në këtë aspekt.
Përveç shpërthimit të akneve, disa ushqime madje mund ta dehidratojnë lëkurën, ose edhe më keq, ta dëmtojnë kolagjenin natyral të saj, raporton portali “Eat This, Not That”.
Ngrënia e karbohidrateve të rafinuara mund të shkaktojë shpërthim të akneve
Ushqimet me sheqer, si petullat, ëmbëlsirat, karamelet dhe karbohidrate të tjera të rafinuara me pak sheqer, si buka e bardhë, mund ta irritojnë lëkurën më shumë sesa mendojmë. Zakonisht, njerëzit me akne priren të konsumojnë më shumë karbohidrate të rafinuara sesa ata me pak ose aspak akne. Ushqimet e pasura me karbohidrate të rafinuara janë: buka, drithërat, makaronat (ato të bëra me miell të bardhë), orizi i bardhë, pijet e gazuara, pijet e ëmbla, shurupi dhe mjalti.
Ngrënia e rregullt e karbohidrateve të rafinuara dhe të përpunuara, mund të bëjë që nivelet e glukozës në gjak të rriten me shpejtësi, gjë që më pas sinjalizon pankreasin të lëshojë insulinë, duke bërë që trupi të prodhojë më shumë yndyrë çka më pas e shkakton zhvillimin e akneve.
Edhe
Si ndikojnë sheqeri dhe produktet e bulmetit te shëndeti i lëkurës

Pirja e qumështit të lopës mund të përkeqësojë aknet
Laktoza, që është sheqeri natyral dhe karbohidrati kryesor në qumështin e lopës, mund të shkaktojë që lëkura e fytyrës të mbushet me akne. Rreth 65 për qind e popullsisë globale, ka problem me tretjen e laktozës gjë që mund të jetë arsyeja kryesore pse lëkura reagon keq ndaj bulmetit.

Pirja e alkoolit e dehidraton lëkurën
Pirja e tepërt e alkoolit, si birra e cila përmban më shumë karbohidrate nga çdo pije alkoolike, mund t’i shkaktojë një mori komplikimesh shëndetësore me kalimin e kohës. Alkooli mund ta thajë lëkurën pothuajse menjëherë, e shkakton plakjen e parakohshme të lëkurës, veçanërisht nëse konsumohet në mënyrë rutinore, dhe nuk pini mjaftueshëm ujë.
Edhe
Ushqimet që duhet të mënjanohen për ta parandaluar plakjen e parakohshme

Sheqerkat mund ta dëmtojnë kolagjenin në lëkurë
Të gjithëve u pëlqen të hanë sheqerka herë pas here, por duke vepruar kështu, dëmtohet kolagjeni në lëkurë. Në fakt, ushqimet që përmbajnë sheqer të bardhë kontribuojnë në formimin e atyre që quhen, produkte përfundimtare të glikacionit të avancuar, të cilat formohen kur proteinat ose yndyrat kombinohen me sheqerin dhe në fund dëmtojnë kolagjenin.
