Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Gjërat që nuk duhet t’i bëni nëse keni lëkurë të yndyrshme

Jeni lodhur duke pasur një lëkurë që shkëlqen nga yndyra kudo që shkoni?

Jo vetëm produktet që përdorni për kujdesin ndaj lëkurës ndihmojnë në reduktimin e yndyrës së tepërt. Edhe ushqimet që hani kanë shumë ndikim.

Duke pasur më shumë kujdes me disa zgjedhje të dietës suaj, yndyra e lëkurës s’ka pse kthehet në një stres.

Mos hani gjëra me sheqer

Të gjithë e dimë që sheqeri i rafinuar i bën keq shëndetit. E dinit që gjithashtu përkeqëson yndyrën në lëkurë? Kjo sepse sheqeri i rafinuar shkakton inflamacion dhe disbalancë hormonale. Prandaj, qëndroni larg ëmbëlsirave për të shmangur puçrrat dhe shkëlqimin e tepërt!

Edhe Si ndikojnë sheqeri dhe produktet e bulmetit te shëndeti i lëkurës Lifestyle Si ndikojnë sheqeri dhe produktet e bulmetit te shëndeti i lëkurës

Mos hani karbohidrate të përpunuara

Konsumimi i produkteve me karbohidrate të përpunuara është i ndaluar nëse keni lëkurë të yndyrshme. Kur bëni pazar, kujdes me drithërat e rafinuara sepse e bëjnë lëkurën e fytyrës ta ketë një shkëlqim shumë të padëshiruar. Gjithashtu këto produkte shkaktojnë dhjamosje rreth zonës së barkut dhe ekspertët e lidhin konsumin e tyre me diabetin dhe sëmundjet e zemrës.

Mos konsumoni bulmet

Sipas ekspertëve të bukurisë, qumështi dhe produktet e bulmetit e përkeqësojnë gjendjen e lëkurës, sidomos nëse ajo është e yndyrshme ose e prirur ndaj puçrrave. Edhe bulmeti gjithashtu shkakton rritje të niveleve të inflamacionit. Nëse jeni të shqetësuar për burimet e kalciumit në mungesë të bulmetit, mos u shqetësoni pasi ka plot perime të pasura me këtë element.

Mos konsumoni ushqime të paketuara dhe ushqime të shpejta

Ushqimet e paketuara dhe ato që blihen në ‘Fastfood’, janë shumë të pasura me yndyra dhe kjo është arsyeja pse ato e bëjnë lëkurën tuaj të duket e yndyrshme. Gjithashtu këto ushqime janë të pashëndetshme për imazhin tuaj në tërësi dhe shëndetin kardiovaskular.

Edhe Ushqimet që duhet të mënjanohen për ta parandaluar plakjen e parakohshme Lifestyle Ushqimet që duhet të mënjanohen për ta parandaluar plakjen e parakohshme

Mos hani mish të kuq

Sipas ekspertëve, mishi i kuq përmban hormone dhe rrjedhimisht, shkakton disbalancë hormonesh edhe në trupin tuaj, duke sjellë me vete edhe pasoja kozmetike, si yndyra e tepërt në fytyrë dhe aknet.